in

Bashkëpunëtorët familjarë: punësimi on line ose me telefonatë

Nga  1 prilli rregulla të reja ndryshojnë edhe buletinet postare për kontributet shoqërore

Romë, 16 mars 2011 – Nuk do të ketë më radhë në sportele e nuk do të ketë nevojë për fakse për familjet me bashkëpunëtorë shtëpiakë. Nga 1 prilli kush kërkon ndihmën e bashkëpunëtorëve familjarë mund të kontaktojë INPS-in nëpërmjet telefonit apo telematikisht.

Për të komunikuar një punësim, një transformim, një zgjatje apo ndërprerje të kontratës së punës, punëdhënësit shtëpiakë do të kenë në dispozicion tri kanale: sitin internet www.inps.it, numrin e gjelbër 803.164 – dhe në të dyja rastet do të ketë nevojë për një kod PIN të lëshuar nga INPS  të gjithë qytetarëve – ose ndërmjetësuesit e autorizuar, si konsulentët e punës, profesionistët e pavarur, shoqatat e punëdhënësve.

Komunikimi i punësimit bëhet të paktën një ditë para nisjes së marrëdhënies së punës dhe për ata që punësojnë të huaj mbetet në fuqi detyrimi i nisjes së kontratës së qëndrimi Sportelit Unik për Imigracionin. Transformimet, zgjatjet dhe ndërprerjet e marrëdhënies së punës mund të komunikohen brenda pesë ditëve pasuese.

U jepet lamtumira edhe buletineve të zakonshme postare për kontributet, që do të zëvendësohen nga një buletin MAV, që mund të paguhet qoftë në bankë qoftë në postë. Pagesa mund të bëhet edhe përmes “Rrjeteve Mike” pjesë e të cilave janë pikë-shitjet e duhanit, ose me kartë krediti në sitin www.inps.it dhe duke telefonuar në numrin e gjelbër 803.164.

“Administrimi i punës pranë familjeve ishte vërtet i ndërlikuar. Duhej shkuar në sportelin e Inps-it për të punësuar një person dhe në postë për të paguar kontributet. Këtej e tutje – shpjegon presidenti i Inps-it, Antonio Mastrapasqua – do të mundësohet që gjithçka të bëhet në shtëpi, me një kompjuter apo një telefon.

Është një revolucion kjo që po bëjmë për këtë tip marrëdhënieje pune”.

Në fund të vitit 2010, në Inps ishin regjistruar 718 mijë bashkëpunëtore familjare, 160 mijë rumune, 150 mijë italiane, 77mijë ukrainase, 50mijë filipinase etj. Por mendohet se janë po aq edhe punonjësit familjarë që punojnë në të zezë.

Lexo qarkoren INPS e të gjitha risitë

Sulmohet një i ri shqiptar: “Ik qërohu nga Italia!”

Gjysma e italianëve të shqetësuar për imigracionin