in

Belle Air. Gjykata pranon falimentimin (vendimi i plotë)

Brenda 90 ditëve, kreditorët duhet të paraqesin pretendimet e tyre për detyrimet që u ka kompania

Tiranë, 23 janar 2014 – Është mbyllur pas plot dy muajve çështja gjyqësore e shpalljes së falimentimit të kompanisë ajrore Belle Air.

Më 22 janar, gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e saj të falimentimit dhe ka emëruar si administratore falimentimi Ingegerta Bebin, e licensuar nga Ministria e Drejtësisë, me adresë: Rruga “Perlat Rexhepi”, Pallati Jeshil, apartamenti 1, shkalla 5, Tiranë. Sipas vendimit të gjykatës, “të gjithë kreditorët e shoqërisë kanë të drejtë të paraqesin brenda 90 ditëve nga shpallja e këtij vendimi, të gjitha pretendimet e tyre tek administratorja e falimentimit duke i njoftuar asaj pretendimet dhe te drejtat e siguruara që kanë mbi pasuritë e personit të tretë në këtë gjykim”.

Vendimi i plotë i Gjykatës (shtyp sipër për ta zmadhuar):

Francë. Ndalohen 48 shqiptarë në një kamion frigorifer, do të hynin ilegalisht në Angli

Freedom House: “Shqipëria vend me liri të pjesshme”