in

Berisha dhe biznesmenë shqiptarë në Milano

Romë, 18 janar 2011 – Përfaqësuesit e 70 bizneseve shqiptare të fushave  të ndryshme ndodhen sot në Milano të shoqëruar nga kryeministri Sali Berisha për të marrë pjesë në «Italian-Albanian Economic Forum», që do të zhvillohet në Palazzo Turati, selia e Dhomës së Tregtisë së Milanos.

Pas seancës së parë të punimeve, ku do të jepet një tablo e Shqipërisë së sotme, biznesmenët shqiptarë kanë në program takime të drejtpërdrejta me kolegët e tyre italianë për të parë më nga afër mundësitë e bashkëpunimit.

Camera di Commercio MilanoSipas palës shqiptare një nga mundësitë që pritet të realizohet është përfshirja e bizneseve shqiptare në Bursën e Milanos, përmes partnerëve  të tyre italianë.

Ndërsa për kryeministrin Sali Berisha gjatë pasdites është në program një takim më kryetarin e Provincës së Milanos, On. Guido Podestà. Të pranishëm edhe zëvendësministri shqiptar i Ekonomisë dhe Energjisë Sokol Dervishaj, ambasadorët e dy vendeve Llesh Kola dhe Saba D’Elia e konsulli i përgjithshëm shqiptar në Milano Nausika Spahia.

Në një intervistë dhënë dje, kryetari i Provincës Guido Podestà deklaroi se “marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë i kapërcejnë lidhjet e thjeshta të fqinjësisë së mirë. Për Shqipërinë vendi ynë është partneri i parë tregtar. Më pëlqen të kujtoj, – shtoi Podestà – që marrëdhëniet mes dy vendeve tonë janë forcuar dhe thelluar falë edhe pranisë së një komuniteti emigrantësh të rregullt, punëtorë dhe të integruar mirë. Është një komunitet me të cilin kemi ndarë edhe drama, si ajo e kohëve të fundit. E kam fjalën për vdekjen e dy punëtorëve, njëri prej të cilëve shqiptar, në shpërthimin e fabrikës në Paderno Dugnano”.
Kryetari i Provincës tha se “duhet të vazhdojmë të lutemi së bashku për ata që ndodhen ende të shtruar në spitalin Niguarda”.

Në mbrëmje delegacioni i madh shqiptar do të kthehet në Tiranë.

70 bizneset shqiptare të përfaqësuara në Forum

Programi i plotë i takimit “Italian-Albanian Economic Forum”

Karta e qëndrimit: ja testi i gjuhës italiane

Flukset 2010: Të ardhurat minimale për të thirrur një punëtor familjar