in

Berisha: “Të ngremë një muze në Spaç për krimet e komunizmit”

Në mbledhjen e 31 gushtit të këshillit të ministrave Berisha i kërkon Ministrisë së Turizmit “të sjellë në qeveri vendimin për ngritjen e muzeut të Spaçit”

Tiranë, 31 gusht 2011 –  Një muze që të kujtojë tmerret e komunizmit, dhe një këshillë historianëve për të mos e fshehur historinë e vendit gjatë diktaturës së Enver Hoxhës. Është mendimi i Sali Berishës i shprehur në mbledhjen e këshillit të ministrave të 31 gushtit.

Ai i ka kërkuar ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të paraqësë sa më parë një projekt për realizimin e një Muzeu historik mbi krimet e komunizmit, që të ngrihet në Spaç, një ndër vendet më të egra të internimit e të burgosjes së kundërshtarëve politikë të regjimit të Enver Hoxhës.

Sipas Berishës ky projekt duhet të realizohet brenda vitit të ardhshëm, për 100 vjetorin e Pavarësisë. “Kujtesa kombëtare është e nevojshme, pasi jemi një komb që duhet të ndërtojë të ardhmen e tij, duke njohur edhe atë që ka përjetuar” deklaroi Berisha.

Ai u kërkoi historianëve të rishikimin e historiografisë të periudhës komuniste pasi ajo e tanishmja nuk rrëfen të vërtetën e atë epokë. “Është tragjike që pas 20 vjetëve, historiografia nuk ka zbardhur të vërtetën dramatike që populli ynë ka përjetuar në mënyrën më të egër” ka theksuar ai duke u ankuar se edhe sot e kësaj ditë mbi Enver Hoxhën ekziston një “histori e trilluar në funksion të kultit të tij” dhe që Europa “nuk një vepra që të tregojnë krimet e tij”, ndërsa figura e mbretit Zog “njeriut që ndërtoi shtetin shqiptar” dhe promovoi programe themelore reformash, “mbetet akoma e skajuar dhe objekt shpifjesh”.

Berisha ka paralajmëruar në të njëjtën mbledhje të këshillit të ministrave edhe që do të modifikohet ligji mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe se do të zgjerohet spektri i përfituesve. Por pikërisht ditët e fundit, shtypi shqiptar ka botuar dokumente të ambasadës amerikane në Tiranë që dolën nga e premtja e shkuar në sitin Wikileaks, që mes të tjerave nënvizohet që “me gjithë retorikën e ashpër antikomuniste, gjatë viteve të paskomunizmit Berisha ka qenë mjaft i kujdesshëm në hapjen e dosjeve të sigurimit, për shkak të përkatësisë së tij dhe të eksponentëve të tjerë të partisë së tij në nomenklaturën komuniste”.

 

Studentët në Itali{br}Më 1 shtator provimi i italishtes

Punëdhënësit Ndreu i jepet masa e arrestit shtëpiak