in

Bujar Nishani Presidenti i ri i Shqipërisë

Me 73 vota vetem te mazhorances, Bujar Nishani zgjidhet president i Shqiperise.

Kandidatura e propozuar nga mazhoranca, Bujar Nishani, me firmat e deputetëve të saj u zgjodh në postin e Presidentit të Republikës me 73 vota pro nga 76 deputetë që morën pjesë në votim, 1 kundër, 2 abstenim. Opozita e bojkotoi procesin siç kishte deklaruar. 


Kush është  Bujar Nishani

Presidenti Bujar Nishani ka lindur në Durrës më 29 shtator 1966. Dhe ka përfunduar studimet e larta në Akademine Ushtarake “Skënderbej”. Ai është i martuar me Odeta Nishanin dhe kanë dy fëmijë, Ersi dhe Fiona Nishani..

Ai përfundoi studimet pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1996, dhe nga viti 2000 deri në vitin 2004 përfundon studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ku diplomohet si jurist. Në CV e tij arsimore përfshihet edhe titulli master për studime europiane.

Veprimtaria e tij profesionale nis në vitin 1988, si pedagog i Akademise Ushtarake Skënderbej. Në vitin 1993, është specialist i marrëdhënieve me jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, në 1994 punon si specialist i marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Jashtme, për t’u rikthyer sërish një vit më vone si drejtues në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes.

Pas vitit 1997, ai ka qenë i lirë në profesionin e tij, deri në mars të vitit 2007, kur emërohet ministër i Brendshem dhe dy vjet më pas si ministër i Drejtësisë. Rikthehet në këtë post që mbulòon edhe sot e kësaj dite, në vitin 2011.

Nga viti 1991 e deri më sot është anëtar i Partisë Demokratike, anëtar i kryesisë së saj, si edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

Arsimimi

• Është diplomuar në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988
• Ka kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni/SHBA, në “Menaxhimi i Resurseve të Mbrojtjes” në vitin 1996
• Në vitin 2004 diplomohet “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
• Në vitin 2005 merr titullin Master, në Studimet Europiane 

Eksperienca në punë

• 1988 – Pedagog, Akademia Ushtarake “Skënderbeu”;
• 1993 – Ministria e Mbrojtjes, Marrëdhëniet me Jashtë;
• 1994 – Ministria e Jashtme, Marrëdhëniet me NATO-n;
• 1996 – Ministria e Mbrojtjes, Kabineti i Ministrit;
• 1997 – Në profesion të lirë; Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë;
• 2005 – Zgjidhet deputet ne Kuvendin e Shqipërisë
• Mars 2007 – Shtator 2009 Ministër i Brendshëm
• Shtator 2009 – Prill 2011 Ministër i Drejtësisë
• Prill 2011 e ne vazhdim Ministër i Brendshëm

Veprimtaria politike

• Bujar Nishani anëtarësohet në Partinë Demokratike në vitin 1991
• Në vitin 2001 zgjidhet Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën
• Në vitin 2003 zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë nga lista e Partisë Demokratike
• Në vitin 2005, zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj Partie.

Ora 18.45 – Kuvendi ka përfunduar procesin e votimit për kreun e ri të shtetit. Pritet numërimi i votive. Nuk kanë marrë pjesë në votimin për kandidatin e mazhorancës për president, Bujar Nishani parlamentarët e PS-së. Ndërkohë kreu i PBDNJ-së, aleat i PS-së, Vangjel Dule dhe deputeti Kastriot Islami morën pjesë në votim. Ora 18.30 – Ndërsa votimi vijon, në llozhat e Kuvendit vërehet prania e dy ambasadorëve italianë në Shqipëri: ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, dhe ai i Italisë, Masimo Gaiani. Mungon kreu përfaqësisë diplomatike të ShBA-së, Alexander Arvizu.

Ora 18.30 Ndërsa votimi vijon, në llozhat e Kuvendit vërehet prania e dy ambasadorëve italianë në Shqipëri: ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi, dhe ai i Italisë, Masimo Gaiani. Mungon kreu përfaqësisë diplomatike të ShBA-së, Alexander Arvizu.

Ora 17.50 – Nis seanca plenare per votimin e kandidatures se Bujar Nishanit per postin e Presidentit te Shqiperise

Komisioni i Ligjeve ka kaluar vetëm me votat e maxhorancës raportin për Bujar Nishanin, të propozuarin e maxhorancës për postin e Presidentit të Republikës. Opozita ka votuar kundër në mbledhje, ndërsa ka kërkuar informacion lidhur me faktin se përse Nishani ende nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë hyrë në sallën e Kuvendit ku po nis seanca plenare ku do të votohet për Presidentin e ri të Republikës në raundin e katërt.

Rama: “Nishani, kandidaturë e papranueshme”

Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se kandidatura e maxhorancës Bujar Nishani është krejtësisht e papranueshme dhe larg konsensusit më minimal.

“Si mund të kalohet drejt një kandidature që është tërësisht mishërim i një pale të vetme. Si mund të imponohet një kandidaturë që nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD dhe nuk përbën asnjë lloj baze për të krijuar kushtet për konsensusin më minimal e jo për atë maksimal që ne kërkojmë jo për interesin e PS e as për ndonjë përfitim politik, por interesin kombëtar e publik në këtë moment të të rëndësishëm”.

Lexo edhe:
 

Keqtrajtime në familje. Arrestohet në Terni një 35-vjeçar

Zgjedhja e Bujar Nishani president i Shqipërisë në mediat italiane