in

Ç’dëmshpërblime parashikohen për vonesat e avionit

Kohë pushimesh dhe peripecish /1
Për kë udhëton telashet mund të shfaqen që në aeroport ose në stacion të trenit: fluturimi është me vonesë ose është anuluar, valixhet janë dëmtuar ose kanë humbur. Ç’të drejta kemi si udhëtarë? Si të veprojmë për t’u shpërblyer për dëmet e shkaktuara nga shoq
ëritë  ajrore?

Çfarë dëmshpërblimesh parashikohen për vonesat e avionit
Rregullorja KE nr.261/04 parashikon që, në rast të vonesave mbi dy orë, shoqëria ajrore duhet t’u japë pasagjerëve ushqim dhe vend fjetjeje, përveç mundësisë për të kryer falas dy telefonata ose fakse ose email me disa kushte. Në veçanti, kur vonesa është: 2 orë apo më shumë për udhëtime deri në 1.500 km; 3apo më shumë për udhëtime brenda BE-së mbi 1.500 km dhe për të gjitha udhëtimet e tjera nga 1.500 deri në 3.500; 4 apo më shumë për udhëtimet jashtë BE-së mbi 3.500 km.
Nëse vonesa kapërcen 5 orët, pasagjeri që heq dorë nga udhëtimi ajror mund të kërkojë rimbursimin e biletës.
Gjykata e Drejtësisë së Komunitetit Europian, me sentencën e 19 nëntorit 2009 (C402/07), ka vendosur që dëmet e pësuara nga pasagjerët në rast të anulimit apo të vonesës së zgjatur të udhëtimit ajror janë të ngjashme dhe që nuk është e pranueshme të trajtohen në mënyrë të diferencuar; kështu pasagjerët e udhëtimeve me vonesë kanë të drejtën e kompensimit në para të parashikuar nga rregullorja evropiane kur vonesa është të paktën tre orë, apo kur udhëtarët arrijnë në destinacionin final me të paktën tre orë vonesë mbi orarin e parashikuar fillimisht. Me një fjalë edhe në rastin e vonesave prej të paktën tri orë udhëtari ka të drejtën e kompensimit në para të parashikuar për anulimin e fluturimit.

Si të veprojmë në rast overbooking të avionit?
Overbooking nuk është tjetër veçse shitje apo prenotime biletash për një numër më të lartë se ç’janë vërtet vendet në dispozicion.
Shoqëritë ajrore veprojnë në këtë mënyrë që të mbrohen nga mosmbushja e mundshme e avionit për shkak të dorëheqjes nga udhëtimi i ndonjë udhëtari. Nga ana tjetër, kjo gjë bëhet burim problemesh për pasagjerët, pasi shoqëritë ajrore jo rrallë abuzojnë me këtë praktikë, duke shitur një numër biletash shumë më të lartë (deri në 30% më shumë nga ç’janë vendet në dispozicion ). Në këtë mënyrë disa pasagjerëve, kur mbërrijnë në aeroport në orarin e duhur dhe me prenotim të rregullt, u mohohet imbarkimi, pasi ndërkohë avioni është mbushur.
Rregullorja e re evropiane (rregullorja KE nr. 261/04) në fuqi nga 17 shkurti 2005 fut të drejta të reja për pasagjerët dhe detyrime për shoqëritë ajrore që në rast overbooking apo të anulimit të fluturimit, apo të vonesës prej të paktën dy orësh, duhet t’u japin drejtpërdrejt pasagjerëve lajmërim me shkrim që të përmbajë rregullat për asistencën dhe kompensimin në para të parashikuara nga rregullorja evropiane.
Rregullorja e re ka të bëjë si me fluturimet e linjës si me të ashtuquajturat charter. Më saktësisht, kjo rregullore i aplikohet çdo vektori ajror (komunitar dhe jokomunitar) që niset nga një vend anëtar i BE-së apo që mbërrin në një vend anëtar. Që pasagjeri të mund të g ëzojë mbrojtjen e parashikuar nga rregullorja e sipërpërmendur, duhet të ketë në dorë prenotimin e fluturimit të konfirmuar dhe duhet të jetë paraqitur në aeroport në orarin e treguar me shkrim nga shoqëria ajrore.
Kompania ajrore duhet të përpiqet të negociojë me pasagjerët e tjerë për të parë nëse ndonjëri është i gatshëm të lërë vendin e tij. Nëse shkëmbimi i pasagjerëve nuk është i mundshëm, pasagjeri që ka të drejtë të zgjedhë mes rimbursimit të biletës (që duhet bërë brenda 7 ditëve) dhe një fluturimi alternativ, sa më shpejt të jetë e mundur, ose në një datë të zgjedhur nga pasagjeri. Për më tepër, ai ka të drejtën, nëse është e nevojshme, e fjetjes dhe të ngrënies falas, përveç dy telefonatave apo faksit apo e-mail-it falas.

Kompensimi në para
Përveç asistencës, shoqëria ajrore duhet të japë këto dëmshpërblime për mohimin e fluturimit: 250 euro për udhëtime deri në 1.500 km, 400 euro për udhëtime brenda BE-së nga 1.500 deri në 3.500 km, 600 euro për fluturime jashtë BE-së mbi 3.500 km. Nëse pasagjeri zgjedh të marrë një fluturim alternativ, kompensimi në para mund të reduktohet.
Të njëjtat të drejta u takojnë pasagjerëve nëse fluturimi është anuluar.
Dëmshpërblimi nuk duhet dhënë nëse:
1) shoqëria ajrore arrin të tregojë që përgjegjësia e anulimit nuk është e saja, por ka ndodhur për shkak rrethanash të jashtëzakonshme (gjë që duhet të vërtetohet nga vetë shoqëria ajrore) ose
2) pasagjeri është informuar për anulimin e fluturimit të paktën dy javë para nisjes apo
3) pasagjerit i është ofruar mundësia e imbarkimit në një avion tjetër në një orar afër fluturimit origjinal.
Në rastin e sistemimit në një fluturim alternativ, nëse posti është i një klase më të lartë se ai i parashikuar nga bileta e prerë, pasagjeri nuk duhet të paguajë asnjë shtesë; nëse posti është i nëj klase inferiore, pasagjerit i rimbursohet brenda 7 ditëve një përqindje e biletës, që ndryshon sipas gjatësisë së udhëtimit: 30% për udhëtime deri në 1.500 km, 50% për fluturime brenda BE-së mbi 1.500 km dhe për të gjitha udhëtimet e tjera nga 1.500 deri në 3.500 km, 75% për fluturimet jashtë BE-së mbi 3.500 km.

Lexo edhe: Si të veprojmë kur na humbasin apo dëmtojnë bagazhin

Regjistrimi i popullsisë. Berisha: “Mjeranë, ata që kritikojnë ligjin”

Mbërrijnë pasaporta të reja në Romë e Milano