in

Censimenti. Brenda javës duhet dorëzuar pyetësori

Kjo është java e fundit e regjistrimit të popullsisë. Kush nuk e ka plotësuar ende pyetësorin bën mirë të mbajë në mendje që mospërmbushja e këtij detyrimi mund të kushtojë shtrenjtë. Jo vetëm gjobë prej 2.000 eurosh por edhe heqje nga listat e gjendjes civile, një telash jo i vogël, për kërkimin e shtetësisë për shembull

Nisi më 9 tetor e përfundon në fund të javës faza më e rëndësishme e censimentit, ajo e përpilimit të pyetësorëve të nisur shtëpi më shtëpi nga ISTAT ditët e para të tetorit.

Deri më datë 20 tetor, kush ka marrë pyetësorin, mund të zgjedhë ta plotësojë atë on line apo në fletë. Pas kësaj date, të gjithëve atyre që nuk kanë dorëzuar pyetësorët apo nuk u janë përgjigjur on line, do t’u jepet një shans i dytë. Nga data 21 nëntor, një ushtri e tërë prej 60 mijë operatorësh të zyrave të censimentit të hapura pranë Komunave do të shkojë shtëpi më shtëpi për të mbledhur pyetësorët që nuk janë dorëzuar si dhe do të kontaktojë familjet që nuk janë të pranishme në listat e Gjendjes Civile të cilave nuk u ka mbërritur asgjë me postë. Por nëse nuk u vihet veshi as këtyre këshillave, atëherë zyrat e Censimentit pranë Komunës i sinjalizojnë rastin prefektit dhe arrin gjoba.

T’i përgjigjesh pyetësorit të censimentit është një detyrim i parashikuar nga ligji, që ndëshkon rëndë dembelët dhe gënjeshtarët. Dekreti legjislativ 322 i vitit 1989 parashikon se ai që nuk jep të dhënat e tij apo që i jep ato me qëllim të rreme apo të pjesshme, ndëshkohet me sanksion administrativ që shkon nga 206 deri në 2.065 euro.

Për t’iu përgjigjur censimentit mjaftojnë pak minuta. Nëse ke nevojë për ndihmë, mund t’i hedhësh një sy edhe udhëzuesit në gjuhën shqipe të përgatitur nga ISTAT për t’u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë.

Shkarko udhëzuesin në gjuhën shqipe

Rigoletto. Duka e Mantovës vjen nga Shqipëria

Të gjithë në rresht për censimentin