in

Çeqet familjare. Kush mund t’i përfitojë

INPS boton tavanin e të ardhurave dhe shumën e çekut të vlefshme nga 1 korriku 2015. U takon punonjësve italianë e të huaj

Romë, 29 maj 2015 – Ndryshojnë, si çdo vit, çeqet për familjet me shumë pjesëtarë. Një ndihmë ekonomike që nuk bën dallim mes italianëve dhe të huajve.

INPS ka ndryshuar vlerat e tavanit të të ardhurave dhe të shumës së ndihmës duke iu përshtatur rritjes së lehtë të kostos së jetesës. Vlerat e reja, të vlefshme nga 1 korriku 2015 deri në 30 qershor 2016, i gjeni në këto tabela.

Çeqet janë për punonjësit e varur, pensionistët nga punë e varur për punonjësit me kontratë bashkëpunimi të koordinuar e të vazhdueshëm dhe profesionistë të regjistruar në “administrimin e ndarë” të INPS-it. Shtetësia në këtë rast nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që shuma e të ardhurave të të gjithë pjesëtarëve të familjes të mos kapërcejë kufijtë e përcaktuar.

Si kërkohet çeku?

Pjesë më e madhe e punonjësve të varur duhet t’i paraqesë kërkesën drejtpërdrejt punëdhënësit, që e integrojnë çekun në rrogë për llogari të shtetit. Vetëm bashkëpunëtorët shtëpiakë dhe punëtorët e bujqësisë duhet t’I paraqesin kërkesën INPS-it, që do t’ua paguajë drejtpërdrejt atyre çekun.

Shkarko tabelën me nivelet e të ardhurave dhe shumat përkatëse mujore të çeqeve. Të vlefshme nga 1 korriku 2015 deri më 30 qershor 2016

 

Shtetësia italiane. Kur do të më thërrasin për intervistën?

Klaudia Pepa finaliste e Amicit