in

Çështja Bledar Vukaj – Vetëvrasje apo vrasje?

“Këtu i kanë dhënë një dru kokës”

“Nuk e preka kurrë kufomën dhe përshtypja mbi shtangëtinë e saj m’u krijua duke parë vështirësitë ndërsa po e bartnin.” Deklarata e mjekut të higjenës i thirrur nga karabinierët për të konstatuar vdekjen e trupit të gjetur do t’i mjaftonte për një vërejtje të rëndë nga urdhri i mjekut. Konstatim vdekjeje pa kontrolluar të vdekurin. Mjekja shkon edhe më tej duke shënuar, gjithnjë pa prekur kufomën, edhe orën e vdekjes  “8 deri 9 orë më parë”. Në deklaratën e saj mjekja vëren edhe se “nuk pashë gjak të kullojë. Gjaku ishte mpiksur.” .

Në videon e karabinierëvë, dy orë më pas, ndërsa trupi i Bledarit mbështillet në një qefin të bardhë për t’u futur në arkivolin transportues e për t’u mbartur në morg, duket qartë një njollë gjaku që kullon dhe njom qefinin.

Gjaku duhet të ketë vazhduar të kullojë edhe pasi trupi i pajetë i Bledarit është vendosur në tavolinën e mermertë të morgut. Një curril gjaku që ka dalë nga një plagë e vogël, si një brimë, në shpatullën e majtë. Trupi i Bledarit në fakt është i mbushur me plagë të vogla të çuditshme. Disa prej këtyre plagëve janë në formën e zemrës dhe dallohen shumë qartë në fotogramat që i ati i Bledarit ka nxjerrë nga videoja e karabinierëve. Por asnjëra nga këto plagë “të çuditshme” në formë zemre, nuk shënohet në autopsi.

Mbrapa kokës së Bledarit dallohen dy therje vertikale. Mund të jenë rezultat i një goditjeje pas një guri të thepisur me dy tehe, por edhe i një objekti tjetër. Askush nuk i krahason goditjet  me gurët e zallit ku është gjetur Bledari. Askush nuk pyet si është e mundur që një trup i hedhur nga 18 metra lartësi, si nga kati i gjashtë i një pallati, mbi gurë të thepisur nuk pëson plagë “të përshtatshme” me terrenin ku planditet. Autopsi e bërë me ngut e pakujdesi, si doktoresha që konstaton orën e vdekjes pa prekur kufomën? Rezultatet zyrtare të autopsisë përcaktojnë se “numri i plagëve të Bledarit pajtohet së miri me rënien nga një lartësi jo më e vogël se 10 metra”, porse është i kundërt mendimi i mjekut dhe i ndihmësit të tij ndërsa nisin autopsinë. Sipas dialogut të tyre në video “për të marrë tërë ato gërvishtje duhet të jetë rrokullisur, por meqë kishte gjak vetëm tek ai guri, nuk është rrokullisur”. Të dy ndihmësit i kthehen shpesh rrokullisjes mbi gurë si i vetmi shpjegim i plagëve në trupin e Bledarit. Dhe i vetmi kundër-argument është se në gurët përreth nuk janë gjetur shenja gjaku. Aq sa në një çast një prej ndihmësve shpall atë që mendon “Nuk paska fraktura… në duar, në gishta, në kyçe. Këtu i kanë dhënë një dru kokës.”.

Pas gjithë këtyre elementëve, i ati i Bledarit nuk e shpreh hapur por as nuk e fsheh të vërtetën që ai ka ndërtuar: Bledarin e kanë vrarë gjetkë e pastaj e kanë vendosur mbi gurë duke sajuar një skenë vetëvrasjeje.

Politikanët shqiptarë mësyjnë Italinë

Diploma e Bossit e marrë në Shqipëri kthehet në parodi