Jam martuar në Shqipëri muajin e shkuar, por si unë si ime shoqe kemi pasur nga një martesë tjetër më parë, pra ishim të dy të ndarë në çastin e martesës. Unë jetoj në Itali e dua të sjell edhe time shoqe këtu. Çfarë dokumentesh më nevojiten për bashkimin familjar? A duhet të paraqesim edhe vendimet e gjykatës për ndarjet e mëparshme?
Nëse njeri prej jush është me banim të rregullt ne Itali, duhet të paraqesë kërkesë në sportelin unik të Imigracionit për bashkim familjar. Nga Shqipëria mjafton certifikata e martesës e legalizuara me vulë Apostille në ministrinë e Jashtme shqiptare dhe më pas të përkthyera (edhe në Itali).
Në Itali nevojiten dokumentet e zakonshme (të ardhura të mjaftueshme për mbajtjen e familjes dhe strehim i përshtatshëm i bashkëshortit që jeton në Itali).
Edhe pse të dy vini nga një ndarje e mëparshme, nuk nevojiten sentencat e gjykatës mbi këto ndarje. Për bashkimin familjar nuk ka aspak rëndësi që para se të martoheshit keni qenë beqarë, të ve apo të ndarë. E rëndësishme është që të jeni të martuar ligjërisht në çastin e paraqitjes së kërkesës për bashkim familjar.
Redaksia shqiptariiitalise.com