in

Class action në mbështetje të emigrantëve

Romë, 28 maj 2011 – Bashkimi familjar, korrektësia në procedurat administrative, dhënia e shtetësisë italiane dhe njohja e statusit të banuesit për një periudhë të gjatë. Këto janë vetëm disa nga çështjet që do të jenë në qendër të class-action (ose aksion kolektiv për hapjen e një çështjeje gjyqësore) në përkrahje të  emigrantëve në Itali. Ideja, lindur në gjirin e CGIL dhe patronatit të saj Inca, siç lexohet në një deklaratë të sindikatës, ka dalë pas vitesh përvoje në terren, meqenëse që të dyja, si sindikata ashtu dhe patronati kanë pasur mundësi të hyjnë në kontakt me dhjetëra mijëra emigrantë të cilët kanë pasur nevojë për ndihmë dhe mbrojtje në marrëdhëniet e tyre me autoritetet publike, në rastet e lëshimit apo rinovimit të lejeve të qëndrimit, në procedurat për rregullimin e statusit të punësimit, në kërkesat për bashkim familjar. Pikërisht falë këtij shkëmbim të vazhdueshëm dhe të njohjes së drejtpërdrejtë të problemeve, CGIL dhe Incas janë në gjendje të propozojnë veprime të shumta mbrojtjeje, si në formën e hapjes konflikteve individuale, si nëpërmjet përdorimit të negociatave me autoritetet lokale (stacionet e policisë, prefekturave , etj).

Bilanci i këtyre përvojave do të paraqitet gjatë një konference për shtyp më 1 qershor pranë selisë kombëtare të CGIL në Corso  Italia 25, në Romë. Në konferencë do të jenë të pranishëm ndër të tjerët edhe Vera Lamonica, sekretarja konfederale e CGIL, Morena Piccinini, kryetare e Inca, dhe Rosario Trefiletti, president i Federconsumatori.

Sipas CGIL-es, tashmë janë paraqitur dy class-action kundër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, “për të rivendosur drejtësinë dhe efikasitetin e procedurave administrative për sa i përket dhënies së shtetësisë italiane dhe në drejtim të statusit të banorit afatgjatë “.

Fatkeqësi në Perugia. Vdes një foshnjë e harruar në makinë

Palermo. Punonjësit manifestojnë kundër zhvendosjes së punës në Shqipëri