Sculture e mosaici alla Palazzina Azzurra
Viale delle Palme
63039, San Benedetto del Tronto
Nga data 2 deri më 13 tetor.
Përurimi më 2 tetor në orën 16.30-19.30
Info: tel. 0735/892239
Në Palazzina Azzurra të San Benedetto del Tronto, nga 2 deri më 13 tetor është në program një ekspozitë antologjike e artistit Danjel Kosma. Është ekspozita e parë e këtij lloji në Itali për artistin shqiptar, i lindur në Tiranë në vitin 1969, por i formuar në Liceun Artistik e më pas në Akademinë e Arteve të Bukura të Athinës.
Për një periudhë të gjatë ai ka punuar në kantierin Propilei të Akropolit për restaurimin e skulpturave në mermer. Në kuadrin e Lojërave Olimpike të Athinës në vitin 2004, Danjel Kosma ka fituar një sërë çmimesh me punime të realizuara në materiale të ndryshme.
Qeramikë, mermer, mozaik, allçi apo pikturë, çdo teknikë e përdorur, i jep mundësinë këtij artisti të shprehet më së miri. Pikërisht kjo shumëllojshmëri, bashkë me cilësinë e lartë artistike të veprave të tij, vlerësohet nga kritikët dhe artdashësit. Figura e nënës, ajo e pleqve ballkanikë janë shquar për nivelin e lartë shprehës.
Nga viti 2005, kur është transferuar në Itali, Danjel Kosma ka kryer një sërë restaurimesh të rëndësishme dhe ka zbukuruar me veprat e tij disa bazilika e pallate historike. Portreti në basoreliev i Imzot Franceschetti është ekspozuar Duomon e Fermos. Ndër projektet e ardhshme artisti nga Tirana ka Katedrën Peshkopnore për Katedralen e San Benedetto del Tronto.