in

De Biasi do të udhëheqë kombëtaren kuqezi për në botërorin Brazil 2014

Gianni De Biasi
Romë, 15 dhjetor 2011 – Gianni De Biasi është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit. Zëvendëson kroatin Josip Kuže, dhe do të udhëheqë kombëtaren kuqezi në ndeshjet kualifikuese për botërorin “Brazil 2014”.

Trajneri italian, 55 vjeç e ka për herë të parë drejtimin e një kombëtareje, por ka mbi shpatulla 20 vjet në krye skuadrash të niveleve të ndryshme. Ish mesfushori i Interit, ish-trajner i Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe prezantimi i tij do të bëhet ditën e hënë. De Biasi do të jetë trajneri i dytë italian që merr drejtimin e kombëtares shqiptare, i pari ishte Dosena.

Shqipëria është pjesë e grupit E në eleminatoret e Botërorit “Brazil 2014” bashkë me Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën.

“De Biasi ishte zgjedhja më e mirë” deklaroi presidenti i Federatës shqiptare të futbollit Armand Duka i cili të dielën e parë të dhjetorit, bashkë medy nënpresidentë, e sekretarin e përgjithshëm dhe agjenti Fifa Sokol Haxhia, ka qenë në Milano për të takuar e njohur nga afër disa kandidatë.

Gjatë asaj fundjave, Armand Duka është takuar me Camolese, De Biasi, Benny Carbone, Pillon e Donadoni.

Kadare, sërish kandidat për Nobel

Manovra ekonomike e Legës? Kundër imigrantëve