in

De Biasi: “Shqipëria në kampionatin botëror? Tani njerëzit e besojnë”

“Në shqipëri, tani duket thuajse dështim po të mos arrihet në Brazil” thotë trajneri De Biasi për Tuttomercatoweb

Në rrugën drejt Brazilit 2014 gjen histori interesante për të ndjekur, përralla të mirëfillta në pritje të happy end-it. Mes skuadrave që më shumë janë dalluar kohët e fundit, është Shqipëria e drejtuar nga italiani Gianni De Biasi. Me fitoren ndaj Norvegjisë në Oslo, shteti i vogël ballkanik ka kërcyer në vend të dytë, vetëm dy pikë larg Zvicrës në grupin e tij eliminator. Ja çfarë thotë trajneri De Biasi për Tuttomercatoweb.

Shqipëria është një e papritur e kualifikimeve për botërorin. Skuadra kombëtare është e dyta në grupin e saj pas Zvicrës. Suksesi në Oslo kundër Norvegjisë, skuadër më e kuotuar, ka qenë vendimtar.

“Po është fitore e rëndësishme kundër një skuadre që në rendite e FIFA-s qëndron 35 vende përpara. Për sa mbaj mend unë kombëttarja kuqezi nuk ka pasur asnjë fitore jashtë Shqipërisë me skuadra më lart se vetja në renditje. Por jam i lumtur edhe për fitoren 4-1 kundër Lituanisë që më bën të shpresoj për sfidën e 7 qershorit kur do të ndeshemi sërish me Norvegjinë, këtë radhë në fushën tonë”.

Në një intervistë tuajën të vjetër kualifikimi për në Botëror dukej i pamundur…

“E vërtetë, por oreksi vjen duke ngrënë dhe ajo që më bën përshtypje është se tani në Shqipëri duket thuajse dështim po të mos arrihet në Brazil”.

Ç’pritshmëri kishit kur pranuat të trajnonit kombëtaren shqiptare?

“Kur mora në dorë drejtimin e skuadrës dikush më tha se ishte momenti i gabba, se vihej nga një periudhë kur lojtarët e fortë të kombëtares po largoheshin. Në të shkuarën skuadra kombëtare kishte elementë më konkurrues, shumë futbollistë që luanin në Gjermani, por edhe në Itali, si Igli Tare, për shembull. Them se po të kisha premtuar në fillim vendin e tretë në grup, të gjithë do të kishin rrahur duart të lumtur. Sot duket se nuk mjafton”.

Si u prit në Shqipëri fitorja me Norvegjinë?

“Gëzim i pafund. Dukej si në Itali kur fitoi Botërorin. Nuk e bësonin, në fillim të ndeshjes shpresa ishte të dilnim, maksimumi, barazim. Ishte herë e parë që arrihej një sukses i tillë e me të drejtë si të gjitha herët e para u festua në mënyrë të veçantë”.

Cilat janë rivalet kryesore në grup?

“Në këtë moment u ruhem të gjithave: natyrisht e para Norvegjia, por edhe Islanda, që të gjithë nënvlerësojnë, ka lojtarë që luajnë  si titullarë në Premier League si Sigurdsson, i Tottenham-it. Më ka çuditur Sllovvenia, që ka bërë vetëm 3 pikë, nuk arrij ta shpjegoj këtë rënie të saj”.

Me mendje të ftohtë, si e shihni ecurinë e Shqipërisë?

“Fillimisht mund të them se që kur kam mbërritur kam parë hapa përpara në organizimin e lojës. Nga ana taktike jemi rritur shumë e shpresojmë të kemi të gjithë në dispozicion këtej e tutje. Fatkeqësisht e di që tani që me Norvegjinë do të mungojnë tre: Cana i Lazios, Roshi që është një lojtar që vlerësoj shumë por që në Gjermani, me TSV Frankfurt, luan pak, dhe Lila që luan në Greqi. Nuk do ta kemi të lehtë por përballë kësaj vështirësie do të dimë të reagojmë mirë”.

Nga duhet të marrë mësim kjo skuadër?

“Këta djem nuk duhet të kënaqen e t’u duket vetja të zotët. Me Lituaninë kisha frikë, i trembesha rënies së tensionit pas fitores në Oslo. Por jam çuditur pozitivisht nga prova që dhanë djemtë e mi”.

Artikulli në origjinal: Albania, De Biasi: “Mondiali? Ora la gente ci crede”

Lexo edhe:
Hirushja Shqipëri ëndërron Brazilin
De Biasi buzëqesh: Shqipëria e italianëve kalon Norvegjinë
Shqipëria mund Norvegjinë në Oslo. Sot është e dyta në grup

Zhduken në det dy persona. Ishin nisur nga Brindisi për në Vlorë me barkë

Milano. Pa dashje derdh rërën e maces përdhe, pronari i thyen këmbën me çekiç