Romë, 23 shtator – Të ndërmerren nisma për të bërë të mundur konvertimin e patentave të disa shteteve si Maqedonia, Maroku dhe Shqipëria, “dhe t’i jepet fund vështirësive të rënda që hasin shtetasit e huaj”. Këtë kërkon deputetja e Partisë Demokratike Paola De Micheli gjatë një seancë pyetjesh për ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Matteoli dhe për ministrin i Punëve të Jashtme Franco Frattini.
“Shtetasit e huaj që kanë patenta të lëshuara nga një vend i huaj jashtë BE-së mund të drejtojnë automjetet e lejuara përkatësisht nga patenta në territorin italian, me kusht që të jenë banues (rezidentë) në Itali për një periudhë nën një vjeçare. Më pas, kur bëhet më shumë se një vit nga marrja e rezidencës, për të mund të drejtuar një automjet bëhet i nevojshëm konvertimi i patentës së huaj. Ky konvertim nuk është tjetër veç lëshimi i një patente italiane të barazvlefshme me atë të huaj. Konvertimi është i mundur vetëm për patentat e lëshuara nga shtetet jo anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilin Italia ka vendosur marrëdhënie reciprociteti”.
“Republika e Maqedonisë – vazhdon pyetjen e saj deputetja – është në listën e këtyre shteteve, në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe në fuqi që nga janari 1998. Në këtë marrëveshje janë bashkëngjitur modelet e patentave që përdoreshin në atë kohë dhe që mund të konvertohen. Ndërkohë, prej disa vitesh, Republika e Maqedonisë futur patentat e reja (me format si kartë krediti), patenta këto, që duke qenë ndryshe nga ato që parashikon marrëveshja, nuk mund të konvertohen deri sa modeli të përfshihet në marrëveshje nëpërmjet një shtese të veçantë”
“I njëjti problem ka dalë edhe për patentat e lëshuara nga shtetet e tjera si Maroku dhe Shqipëria. Të huajt me qëndrim të rregullt në Itali të cilëve nuk u konvertohet patenta, hasin pengesa shumë serioze, veçanërisht kur kjo lidhet me zhvillimin e punës së tyre; ose nuk mund të ngasin automjetet ose janë të detyruar të përsërisin provimin e patentës dhe të përballojnë kostot e nevojshme. Megjithë sinjalizimeve të shumta nga ana e qytetarëve të huaj dhe të zyrave kompetente për konvertimin (zyrat provinciale të regjistrimit të automjeteve), nuk rezultojnë ende ndryshime ose shtesa në marrëveshjen dypalëshe të përmendur”. (AgenParl)