in

Dëbimet: ja çfarë ka ndryshuar në ligj

Riatdhesimet me dëshirë, një vit e gjysmë në Cie, dëbimi i shtetasve komunitarë. Teksti i plotë i dekretit të qeverisë i koordinuar me modifikimet e futura gjatë konvertimit të tij në ligj në Parlament

Romë, 29 gusht 2011 – Riatdhesimet me dëshirë, qëndrimi deri në një vit e gjysmë në qendrat e identifikimit dhe të dëbimit, dëbimi i shtetasve komunitarë. Janë këto risitë më të rëndësishme mbi imigracionin të miratuara me dekret nga qeveria në fund të qershorit dhe të konfirmuara – me ndonjë modifikim të vogël – në fund të korrikut në Parlament, që i ka kthyer në ligj. Këtu mund të shkarkoni tekstin e koordinuar (të dekretit me modifikimet gjatë konvertimit në ligj) në fuqi nga 6 gushti.

Tashmë, mund të dëbohen menjëherë, duke i shoqëruar në kufi, klandestinët që konsiderohen të rrezikshëm, ata që mund të largohen dhe ata që nuk respektojnë urdhrin e dëbimit. Të gjithë të tjerëve u urdhërohet të largohen nga Italia brenda pak ditëve, por policia mund të kontrollojë, në mënyra të ndryshme, që këta t’i binden urdhrit.

Për më tepër, ka shkuar deri në 18 muaj koha maksimale e mbajtjes në Qendrat e identifikimit dhe të dëbimit. Të reja edhe për shtetasit jokomunitarë. Nëse nuk përmbushin kushtet për të qëndruar në Itali apo nuk respektojnë urdhrin dëbimit, edhe ata mund të dëbohen me forcë.

Teksti i dekretligjit të 23 qershorit 2011 i koordinuar me ligjin e konvertimit të 2 gushtit 2011

G99: “Emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet e vitit 2013”

Vdes një punëtor, arrestohet punëdhënësi{br}Të dy shqiptarë