in

Dëbora bllokon zona të tëra në veri të Shqipërisë

Tiranë, 11 shkurt 2012 – Pas dhjetë ditëve moti të ashpër dhe reshjesh të dendura bore, zona të tëra të Shqipërisë së veriut janë izoluar, pasi shumë akse rrugore janë bllokuar. Me kalimin e ditëve, në shumë fshatra po bëhet problem furnizimi me mallrat më të nevojshme për jetën e përditshme. Në disa fshatra të verilindjes raportohet se dëbora ka shkuar deri në 2 metra, situatë që nuk është parë që nga viti 1985. Banorët e qytetit të Kukësit nga ana e tyre raportojnë se kanë parë në qytetin e tyre ujq, diçka shumë e rrallë. Por lajmet janë edhe më të këqija për shkak se reshjet pritet të vijojnë.

Tragetet në Durrës deri tetë orë vonesë

Kosovë. Orteku shkakton 2 viktima dhe shkatërron 6 shtëpi