in

Dëbora bllokon zona të tëra në veri të Shqipërisë

Ortekë në rrethin e Kukësit

Valë ortekësh kanë rënë rreth mesditës të së shtunës në  grykën e  Vanave të rrethit e Kukësit, përmes së cilit  kalon edhe  aksi rrugor që lidh qytetin e Kukësit me zonën e  Shishtavecit.

Ortekët kanë rënë që nga tuneli i parë, rreth 7 kilometra larg qytetit të Kukësit  dhe  janë shtrirë disa kilometra. Burime zyrtare të policisë lokale pohojnë se  vala e ortekëve ka rrezikuar  edhe dy  makina  me udhëtarë, por që kanë mundur të zbresin e të rikthehen  në  banesat e tyre.

Për kontrollin e  situatës pranë vendngjarjes kanë  mbërritur edhe forcat e policisë e të ushtrisë, të cilat kanë ndihmuar lëvizjen e 7 udhëtarëve që udhëtonin në këmbë drejt qytetit të Kukësit.  “U kemi kërkuar banorëve të kësaj zone të mos lëvizin pasi rënia e ortekëve vazhdon, ndaj lëvizja  në këtë situatë është mjaft e rrezikshme”,- pohojnë burime zyrtare të policisë lokale.

Në orët e paradites përmes kësaj gryke disa banorë të fshatit Lojme kanë sjellë deri te ura e uzinës një grua e cila më pas  është transportuar me mjetet e policisë drejt maternitetit të qytetit të Kukësit.

Tragetet në Durrës deri tetë orë vonesë

Kosovë. Orteku shkakton 2 viktima dhe shkatërron 6 shtëpi