in

Dëbora bllokon zona të tëra në veri të Shqipërisë

Has. Të gjitha fshatrat janë të izoluar

Të gjitha fshatrat e rrethit të Hasit janë ribllokuar nga dëbora, e cila në qytet ka arritur në mbi 60 centimetra.

Prefekti Ismet Jaku tha për ATSH-në se, “vëmendja është përqendruar në mbajtjen hapur të aksit rrugor Krumë-Kukës dhe Krumë-Qafë Prush, të cilat hera herës bllokohen për shkak të reshjeve të dendura të borës që vazhdojnë të bien”.

Përveç mbajtjes hapur të akseve rrugore, që lidhin qytetin e Krumës me Kukësin dhe me Gjakovën, ka nisur puna për rihapjen e akseve të tjera të rrethit.

“Është hapur rruga dhe ka dalë nga izolimi komuna e Fajzave, ndërsa po punohet për rihapjen e rrugës, që lidh komunën e Gjinajt me aksin kryesor rrugor”, bën të ditur nën prefekti i Hasit, Ismet Jaku.

Ndërkohë, thuajse të gjitha fshatrat e këtij rrethi tashmë janë të izoluar. Ndonëse deri tani nuk janë paraqitur raste të emergjencës civile. “Për shumë familje është bërë e domosdoshme ndihma në mallra ushqimore, pasi po vërehet mungesa e mallrave ushqimore”, thotë Jaku.

Për rihapjen e akseve rrugore rurale dhe ato komunale, problem përbën mungesa e fondeve për ndërmarrjen e mirëmbajtjes së rrugëve rurale, gjë që ka ndikuar në ritmet e ulëta të këtij procesi. Një fenomen që ka qenë karakteristikë edhe në dimrat e kaluar.

Tragetet në Durrës deri tetë orë vonesë

Kosovë. Orteku shkakton 2 viktima dhe shkatërron 6 shtëpi