in

Dëbora bllokon zona të tëra në veri të Shqipërisë

Situata e vështirë e rrugëve   

Moti i keq dhe reshjet e dëborës, që kanë vijuar me intesitet edhe gjatë orëve të fundit, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në akse të ndryshme rrugore,  kryesisht në zonat malore.

Policia e Shtetit, bëri të ditur sot se, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës.

Ndërkohë me qëllimin e parandalimit të aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me goma dimërore ose zinxhirë.

Situata në akset kryesore të qarkullimit në Shqipëri

Në qarkun Kukës:

Gjendja e akseve rrugore është si më poshtë:
aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi Kukës – Krumë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi B.Curri – Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi B.Curri – Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
aksi Krumë – B. Curri, i pakalushëm,
aksi Krumë – Qafë Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm

Trashësia e dëborës varion nga 70 cm në Kukës në 150 cm në Tropojë. Po punohet në vazhdimësi në bashkëpunim me entin pronar të rrugëve për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset kombëtare në këtë qark, si dhe për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
aksi Krastë – Bulqizë, i pakalueshëm,
aksi rrugor Peshkopi – Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
aksi Peshkopi – Muhurr – Arras, i pakalueshëm,
aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
aksi Steblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm

Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm me zinxhirë
aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrëz, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
akset Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalushme,
aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.

Trashësia e borës në zonat malore është deri në mbi 150 cm. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me një kalim,
aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrëz, i pakalueshëm,
në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.

Si rezultat i uljes së temperaturave ka ngrica në disa akse rrugore. Në të gjitha akset rrugore nacionale në rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalushme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorjeve.

Në qarkun Tiranë:

në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë.

Në qarkun Elbasan:

aksi Librazhd – Qafë Thanë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

Situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafë Thanë, i kalueshëm me zinxhirë,
aksi rrugor Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë – Voskopojë janë të pakalueshëm,
aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i pakalueshëm,
aksi Korçë – Goricë, i pakalueshëm,

Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulta. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

aksi Kakavijë – Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
aksi Përmet – Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës e kalueshme pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

Situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
në aksin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes,

Momentalisht ka reshje dëbore në Llogara. Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

 

Tragetet në Durrës deri tetë orë vonesë

Kosovë. Orteku shkakton 2 viktima dhe shkatërron 6 shtëpi