in

Drogë nga Shqipëria. Financierët arrestojnë 12 narkotrafikantë shqiptarë

Qendra e organizatës ishte në Shqipëri, droga magazinohej në Greqi, hynte në Itali përmes portit të Barit dhe shpërndahej në krahinat e veriut

Romë, 12 korrik 2013 – Agjentët e policisë finanziare (Guardia di Finanza) të Barit ka shpartalluar një organizatë kriminale që i ishte kushtuar trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Janë lëshuar 12 urdhër arreste po për aq shqiptarë, nga të cilët katër ende nuk janë kapur e mes tyre edhe ai që pandehet të jetë kreu i organizatës, 35-vjeçari Emiljano Spahiu. Financierët kanë sekuestruar gjithashtu edhe 17kg heroinë dhe 2,5 kg kokainë.

Operacioni i sotëm, që mban emrin “Riviera” të anijes me të cilën droga sillej në portin e Barit, i jep fund hetimeve të nisura në vitin 2010. Sipas hetuesve, trafikantët e kishin bazën në Shqipëri. Droga nga aty çohej në Greqi për t’u magazinuar e që atje merrte anijen në drejtim të Barit. Referuesi i organizatës në Puglia mendohet të jetë Besnik Delaj, që është arrestuar në Foggia. Sipas hetuesve ai adinistronte atë pak sasi droge që mbetej në Puglia. Pjesa më e madhe shkonte drejt veriut të Italisë, veçanërisht në provincën e Milanos ku ishte ngritur një punishte e mirëfilltë për ndarjen dhe konfeksionimin e drogës.

Gjatë javëve të shkuara janë arrestuar edhe dy italianë të përfshirë në trafik. Është Mauro Todisco nga Barleta, i arrestuar më 7 korrik, të cilit iu gjetën 11 kg marihuanë shumë e fortë (e njohur me emrin “skunk” dhe 600 gr hashish me vlerë rreth 650 mijë euro, dhe Alessandro Pace nga Brescia, i arrestuar në fillim të qershorit, që mbantë të magazinuar në cantieri e tij të ndërtimit 620 kg marihuanë.

Punësimi i emigrantëve në administratën publike. Senati thotë “Po”, radhën e ka Dhoma e Deputetëve

Calderoli: “Kyenge? Mi fa pensare a un orango”. Il ministro: “Basta offese, Lega rifletta”