in

Durrës. Arrestohen tre persona e sekuestrohet rreth 150 kg drogë

Ndërsa shtohet trafiku i personave që kalojnë në portin e Durrësit, intensifikohen edhe masat për parandalimin e goditjen e trafiqeve të paligjshme. Brenda ditëve të fundit, në dy raste të ndryshme janë arrestuar 3 shqiptarë me rreth 150 kg kanabis në makinat e tyre që imbarkonin në tragetet drejt Italisë. Edhe në pikën kufitare të Kakavijës sekuestrohen 25 kg drogë e arrestohet një tjetër person

Tiranë, 26 dhjetor 2012 – Krahas masave të marra për menaxhimin e fluksit të shtuar të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar gjatë festave të fundvitit, Policia e kufirit ka intensifikuar dhe masat për parandalimin e goditjen e trafiqeve të paligjshme. Në këtë kontekst vetëm gjatë ditëve të fundit është bërë e mundur goditja e tre rasteve të trafikimit të lëndës narkotike, dy në portin e Durrësit e një në pikën kufitare të Kakavijës, dhe arrestimi në flagrancë i katër personave.

Nga Drejtoria Rajonale për Kufirin e Migracionin Durrës, në Pikën e Përbashkët Antidrogë të Portit të Durrësit, gjatë fundjavës shërbimet e Policisë kapën e sekuestruan sasinë prej 122,85 kg kanabis, e destinuar për trafikim drejt Italisë, dhe arrestuan në flagrancë Erion Hoxhën, 32 vjeç, banues në Tiranë. Rreth orës 21.00 të datës 22 dhjetor në Pikën e Kalimit të Kufirit Durrës, në automjetin e tij tip Volvo (kokë tërheqëse trajleri) me targa TR 3136 I, në pjesën e prapme të ndenjëses së shoferit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 114 pako me lëndë narkotike, që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë totale 122,85 kg.

Po nga e njëjta Drejtori Rajonale për Kufirin e Migracionin në Pikën e Përbashkët Antidrogë të Portit të Durrësit, mbrëmjen e 24 dhjetorit është goditur një tjetër rast trafikimi si dhe janë arrestuar në flagrancë 2 persona, Marsela Muça, dhe Aldo Sako, përkatësisht 25 dhe 22 vjeç, që të dy nga Durrësi. Gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në mjetin tip “Renault”, me targë AA 383 DO, me të cilin po udhëtonin këto shtetas, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 26,1 kg kanabis sativa, që synohej të trafikohej drejt Italisë.

Ndërsa nga Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër rreth orës 15.00 të 25 dhjetorit, në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavijë, është  parandaluar një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Pas një kontrolli të hollësishëm, duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjetin  e dyshuar tip “Benz” veturë, me targa AA 021 BH, që drejtohej nga Bilal Hoxha, ka rezultuar se në pjesë të ndryshme të automjetit të modifikuara enkas për transport lëndë narkotike, si shasia apo serbatori, ishin vendosur 42 pako me madhësi e peshë  të ndryshme, ku brenda tyre kishte  lëndë narkotike marihuanë, me peshë 25  kilogramë. Bilal Hoxha, vjeç 24, banues në Fier, është arrestuar dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Iwobi, l’africano-lombardo leghista che sogna il Pirellone

Lecce. Sekuestrohen 400 kg marijuanë dhe një gomone. Arrestohet një shqiptar