in

Lecce. Sekuestrohen 400 kg marijuanë dhe një gomone. Arrestohet një shqiptar

Natën e Krishtlindjeve arrestohet një 35 vjeçar që akuzohet për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Guardia di Finanza e Lecces sekuestroi 400 kg marijuanë, me vlerë dy milionë euro, dhe gomonen me të cilën ka sjellë drogën nga brigjet shqiptare

Romë, 26 dhjetor 2012 – Guardia di Finanza e Lecce-s ka arrestuar natën e Krishtlindjes një shqiptar 35 vjeç të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Gjatë një operacioni përgjatë bregdetit salentin, në zonën e Cesine-s të komunës Vernole (provinca Lecce), agjentët kanë sekuestruar mbi 400 kg marijuanë, një gomone 7,5 metra të gjatë me dy motorë nga 250 kuaj fuqi, si edhe një furgon në të cilin transportohej droga e ndarë në disa çanta të mëdha. E hedhur në tregun italian, sasia e drogës mund të sillte fitime për dy milionë euro.

Sipas Guardia di Finanza, 35 vjeçari, me iniciale P.S., është  me origjinë nga Berati. Ai është mbyllur në burgun e Borgo San Nicola me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Durrës. Arrestohen tre persona e sekuestrohet rreth 150 kg drogë

E diela e profesor Montit