Droga do të sillej në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari
Tiranë, 30 tetor 2013 – Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar sot një 36-vjeçar, në automjetin e të cilit gjatë kontrollit portual u gjetën të fshehura 240 kg lëndë narkotike, kanabis sativa.
Policia ka bërë të ditur për ATSh-në, se në automjetin e Eduard Gjinajt, banues në Paskuqan të Tiranës u gjetën të fshehura në tavanin e rimorkios 75 pako me lëndë narkotike, me një peshë të përgjithshme prej afro 240 kg.
Automjeti i Gjinajt iu nënshtrua kontrollit në pikën e kalimit kufitar në portin e Durrësit, kur ai po nisej me traget drejt portit të Barit (Itali).
Tashmë ka nisur puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar substancash narkotike.