in

E përplas furgoni. Rrezikon jetën punëtori shqiptar

Romë, 1 prill 2011 – Një 39 vjeçar shqiptar është në rrezik jete pasi u godit nga një furgon në Sampierdarena. Në orët e para të mëngjesit të 31 marsit, punëtori shqiptar ndodhej brënda automjetiti të tij nga i cili po manovronte një platformë ngritësë. Nga hetimet e para duket se punëtori po ulte platformën pasi kishte rregulluar disa shtylla ndriçimi. Ai po përgatitjej të fuste automjetin e tij në kantier ku ka mbarritur furgoni që për arësye të panjohura deri tani është përplasur shumë fort me të. Drejtuesi i furgonit është plagosur lehtë, ndërsa punëtori shqiptar është lënduar shumë sepse goditja e fortë e ka nxjerrë nga automjeti duke shkatuar një përplasje të rëndë. Ai është dërguar në urgjencën e spitalit San Martino të qytetit me kod të kuq e me prognozë të rezervuar.

Deklarata e të ardhurave e bashkëpunëtorëve familjarë

Flukset 2010: Modena rekord