Vendos publiku dhe profesori i skuadrës: Cocciante zgjedh Elhaida Danin
Romë, 2 maj 2013 – Elhaida Dani ia del mbanë edhe sot e shkon përpara në garën për titullin the voice of Italy. I takon të konkurrojë e para këtë mbrëmje e për të Cocciante ka zgjedhur “All by myself”. Me zërin e saj të fuqishëm fiton edhe këtë radhë duartrokitjet e zjarrta të publikut në sallë. Si edhe vlerësimet e larta të anëtarëve të jurisë: Raffaella Carra ngrihet në këmbë dhe gjen vetëm një epitet për Elhaidën “e tmerrshme!”, Pelù e quan “një makinë lufte” për nga zëri. Ndërsa vetë Cocciante i emocionua arrin të thotë vetëm “Faleminderit, faleminderit për atë që na përcolle”.
Këndojnë të katër konkurrentët e skuadrës së Cociantes e pritet verdikti: vetëm dy vetë do të vazhdojnë garën. Për publikun nga shtëpia që jep votën e tij me telefon, fituesi i grupit është Mattia Lever. Cocciante zgjedh Elhaida Danin, pa asnjë hezitim.
Shqiptari i Italisë
Për kë mund ta ketë humbur, ja performance e mbrëmjes së sotme së Elhaidës dhe çasti i dhënies së verdiktit: