Pas dhjetëra pjesëmarrjeve në emisione të ndryshme televizive dhe evenimente kulturore e muzikore, ashtu siç pritej fituesja e The Voice Of Italy, Elhaida Dani nuk vonon tё paraqitet nё tregun muzikor italian. Sot, 2 korrik, hidhet në treg vepra e saj e parё, njё ep me shtatë këngë, prodhim i shtëpisë së famshme diskografike Universal.
Nё kёtё pёrmbledhje nuk mund tё mungonte “When Love Calls Your Name” kёnga qё iu dhurua nga Riccardo Cocciante gjatё emisionit si dhe njё sёrё intepretimesh tё tjera tё sjella nga kёngёtarja e re shqiptare gjatё mbrëmjeve të The Voice.
Surpriza e bukur e radhёs ёshtё kёnga “Baciami e basta”, e shkruar posaçёrisht pёr tё nga Kekko Silvestre, i grupit Modà. Me kёtё kantautor Elhaida u ngjit edhe ne skenёn e The Voice of Italy në finale duke i ofruar publikut njё moment plot emocion. Ndoshta njё interpretim qё shёnoi fillesёn e bashkёpunimit mes tyre.
Megjithё polemikat e ngritura së fund inga njëri prej konkurruesve të The Voice, Elhaida vazhdon ecjen e saj tё sigurt në karrierën muzikore. Në fakt, Timothy Cavicchini, njё prej kёngёtarёve qё u ndesh nё finale me “uraganinin shqiptar” ka deklaruar së fundi nё njё intervistё “se s’ka kuptim qё njё kёngёtare shqiptare tё kёndojё anglisht nё njё emision italian”. E pёrgjigja nё distancё e Elhaidёs, nuk ka vonuar: “Mёsuesi im Cocciante mё ka thёnё gjithnjё qё tё mos e kem pёr turp qё jam nga Shqipёria, por tё eci pёrpara me kokёn lart”.
Albumi mund të shkarkohet edhe në iTunes.
Elhaida do te prezantoje diskun e saj ne Milano (Mondadori ne corso Vittorio Emanuele – 2 korrik, ora 18.00), Rome (Discotela Laziale – 4 korrik, ora 17.30) dhe ne Marcianise, Caserta (me 5 korrik, ora 19.00).
Teksti i këngës së re të shkruar nga Silvestre i grupit Modà për Elhaidën:
BACIAMI E BASTA