in

Emigrantët të diskriminuar nga Auditel

Sky i kërkon Antitrust-it që të merren në konsideratë edhe të huajt për përllogaritjen e shikueshmërisë së programeve tv

Çfarë ndjekin emigrantët në televizion? Vështirë ta thuash, nga çasti që për Auditel-in, shoqërinë që llogarit përqindjen e shifrat e popullsisë që ndjekin emisionet tv emigrantët nuk ekzistojnë.

Auditel ka instaluar në shtëpitë e mëse 500 mijë familjeve italiane një aparaturë që verifikon sa janë me televizor ndezur e ç’po shohin. Por kampioni është zgjedhur nga listat e personave që kanë të drejtën e votës në Itali dhe ky kriter ka lënë jashtë loje të huajt.

Me këtë çështje po merret Antitrust-i, autoriteti që duhet të garantojë respektimin e konkurrencës së lirë, pas sinjalizimit të Sky-t. Televizioni satelitar është i mendimit që përllogaritja e ndjekjes së progameve tv nuk është transparente dhe favorizon dy polet e mëdha televizive, Rai dhe Mediaset.

Të mos merren parasysh 5 milionë të huajt që jetojnë në Itali është, sipas Sky-t, një e metë e sistemit. Interesat në lojë janë të mëdha, pasi mbi të dhënat e Auditel-it, bëhen investimet publicitare. Hetimi i Antitrust-it do të zgjasë deri në fund të vitit, më pas do të mësohet nëse duhet të konsiderohen dhe në ç’masë telespektatorët emigrantë në Itali.

Kriza në Afrikë shtrenjton jetesën në Itali

Gli albanesi: “Festeggiamo l’Unità d’Italia!”