in

Eurovision. Elhaida Dani në vend të 9-të për votën popullore, në të parafundit për juritë profesioniste

Asnjë pikë nga Italia, ku Elhaida Dani renditet në vend të parë për votën popullore, por në të parafundit për jurinë profesioniste

Romë, 24 maj 2015 – Sipari i Eurovisionit ra të shtunën, pasi shpalli vend fitues Suedinë.

Shqipëria e përfaqësuar me Elhaida Danin ka marrë 12 pikë nga Maqedonia, 10 nga Mali i Zi, 6 nga Belgjika dhe 6 nga Greqia. Gjithsej 34 pikë që e renditën atë në vendin e 17-të. Shumë mbetën të zhgënjyer sepse shpresonin në një televotim në masë nga qindra mijëra shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Nënvlerësonin, ama, faktin që vota popullore ndikon vetëm për 50% të rezultatit, ndërsa 50% tjetër varet nga juritë profesioniste.

Nga botimi sot nga Eurovision i të gjitha votave popullore dhe të profesionistëve duket qartë që shqiptarët në vende të ndryshme të Evropës nuk janë tërhequr dhe e kanë votuar Shqipërinë. Vetëm me televotën, Shqipëria do të kishte marrë 12 nga Maqedonia,  12 nga Italia, 12 nga Zvicra, 10 nga Mali i Zi, 10 nga Greqia, 8 nga Belgjika, 7 nga Sllovenia, 6 pikë nga, Austria, 5 nga Serbia, 5 nga Gjermania, 5 nga Suedia dhe 1 nga Çekia.  Kështu grumbullonte 93 pikë e ngjitej në vend të 9-të.

Televotat:

Votat e Jurive profesioniste
Ka përmbysur votën popullore ka qenë vota e jurive profesioniste që me sa duket ka vlerësuar krejt ndryshe nga publiku. Po të merreshin parasysh vetëm juritë profesioniste, Elhaida Dani grumbullonte vetëm 4 pikë e renditej e parafundit ndër 27 pjesëmarrësit e finales së Eurovisionit.

Ajo që ra menjëherë në sy që Elhaida Dani nuk mori asnjë pikë nga Italia ku ajo është e njohur si fituese e edicionit të parë të The voice. Që shqiptarët e kanë votuar në masë e thotë fakti që është e para në preferencat e televotuesve. Por për jurinë profesioniste ajo është e 25-ta ndaj edhe vota e kombinuar nga Italia nuk e rendit Elhaidën mes dhjetë të parëve për të cilët jepen pikë, por të 12-tën mes 26 pjesëmarrësve në natën finale (përveç Il Volo, treshja përfaqësuese e vetë Italisë për të cilën nuk mund të votohej).

 

Elhaida Dani në finalen e Eurovision-it. Si votohet nga Evropa

Shtetësia italiane. Si paguhet kontributi prej 200 eurosh