in

Fatkeqësi në punë. Shpëton paq një punëtor shqiptar

Bie nga tre metra lartësi teksa punonte mbi çati. Fatmirësisht vetëm fraktura për 35 vjeçarin shqiptar

Romë 29 nëntor 2011 – Një aksident në punë, në  Bellaria Igea Marina të Riminit ka pasur sërish si protagonist një punëtor shqiptar.

Teksa punonte mbi çatinë e një pallati që po ristrukturohej, nën peshën e tij, një tra druri është thyer duke shkaktuar rënien prej tre metrash të një punëtori shqiptar 35 vjeç. Ka ndodhur dje në mëngjes rreth orës 9 në Bellaria Igea Marina, kur shqiptari sapo kishte hequr tjegullat e një çatie që po rregullonte. Një tra është thyer dhe 35-vjeçari ka rënë, por fatmirësisht ka rënë pak centimetra larg hapësirës së shkallëve, gjë q ë do të kishte thelluar rënien e tij në tetë metra. I shtruar në spitalin e Riminit, mjekët i kanë konstatuar disa fraktura por gjendja e tij mjekësore është përgjithësisht e mirë dhe nuk rrezikon jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët e punonjës të mjekësisë së punës për të verifikuar dinamikën e aksidentit.

E shtyp kamioni. Në rrezik jete 47 vjeçarja Çela

Rama: “29 nëntori, dita që askush nuk mund të fshijë nga kujtesa e historia”