Për vdekjen në punë të 42 vjecarit kosovar, hetohen ndërmarrjet per te cilat punonte
Romë, 22 shtator 2011 – Dy ndërmarrje janë në shënjestrën e hetimeve mbi vdekjen në punë të kosovarit Jahir Palushi. Javën e kaluar 42 vjeçari humbi jetën i shtypur nga një eskavator i vogël i drejtuar nga një koleg i tij. E përditshmja “La Gazzetta di Reggio” shkruan se teknikë të Ausl po shqyrtojnë nëse ka përgjegjësi penale nga ana e pronarit të eskavatorit apo nga ana e firmës “Green Service” ku ishte e punësuar viktima. Nuk dihet ende nëse platforma ku duhet të rrëshqiste escavatori ishte e mbërthyer mirë siç duhej dhe nëse Jahir Palushi ndodhej në një distancë të përshtatshme sigurie.
Më 15 shtator kosovari po punonte bashkë me një koleg për pastrimin e një rezervuari privat në San Bartolomeo (Reggio Emilia). Aksidenti ka ndodhur gjatë manovrës së një eskavatori të vogël, që në gjuhën teknike quhet bobcat. Ai duhej të zbritej nga një automjet, nëpërmjet një platforme të pjerrët prej hekuri. Për arsye që ende nuk dihen, platforma ka lëvizur dhe eskavatori ka rënë në të djathtë duke shtypur kosovarin. Ai ka ndërruar jetë menjëherë dhe qe e kotë ndërhyrja e ndihmës shëndetsore.
Jahir Palushi lë gruan dhe katër fëmijë në moshën 5 deri 12 vjeç.