in

Fermo. Vriten nga punëdhënësi kosovarët Valdet Avdyli dhe Nexhmedin Mustafa

Ndoshta i kanë kërkuar paratë për ndonjë punë të kryer për të, por sipërmarrësi i ndërtimit Gianluca Ciferri ka nxjerrë pistoletën e ka qëlluar mbi dy punëtorët: njëri ka vdekur në vend, tjetri sapo ka mbërritur në spitalin e Fermos

Romë, 15 shtator 2014 – Dy punëtorë ndërtimi kanë vdekur mëngjesin e sotëm në Molino Girola. Janë Nexhmedin Mustafa 38 vjeç, baba i katër fëmijëve, dhe Valdet Avdyli 26, baba i një foshnjeje e në pritje të fëmijës së dytë, që të dy kosovarë. Janë qëlluar me pistoletë nga një ish punëdhënës i tyre, Gianluca Ciferri, 48 vjeç, që ndodhet në kazermën e Karabinierëve.

Nga deklaratat e Ciferrit (fatkeqësisht është i vetmi version që mund të dëgjohet, pasi pala tjetër nuk ka më mundësi të thotë të vetën) duket se dy punëtorët i kanë shkuar në shtëpi të armatosur me një kazmë për t’i kërkuar paratë: nuk është e qartë nëse ishin para që sipërmarrësi u detyrohej për punë të bërë për të apo për motive të tjera.

Shpejt gjakrat janë ndezur e diskutimi ka degjeneruar në zënie. Sipërmarrësi ka nxjerrë pistoletën e ka qëlluar disa herë: plumbat kanë lënë të vdekur në vend një prej punëtorëve ndërsa tjetri ka mbetur përtokë në gjendje shumë të rëndë. Në fakt edhe punëtori i dytë ka vdekur sapo është çuar në spitalin e Fermos.

Shqiptariiitalise.com
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

La gabbia errante

Gjykata e Apelit: Fullani arrest shtëpie, Golemi mbetet në burg