Udhëzime të nevojshme për të mos rrezikuar blerje të gabuara dhe hedhje poshtë të parave
Romë, 5 janar 2012 – Mbarojnë festat e fillojnë zbritjet e çmimeve të fundit të sezonit të dimrit (edhe pse dimri ende nuk është ndier shumë). Dhe është herë e parë që shitjet me zbritje çmimesh nisin që ditët e para të vitit, sot në mbarë Italinë ndërsa në Sicili e Basilikatë që prej datës 2 janar. Pas një periudhe festive në krizë gjatë të cilës shit-blerjet kanë pësuar rënie, tregtarët shpresojnë që gjatë 45 ditëve në vazhdim të shesin e të mbushin arkat.
Klientët që janë më të shkathët e më të mësuar me blerjet në kohë uljesh çmimesh, e dinë që “afaret” e vërteta bëhen në ditët e para të shitjes, kur nëpër dyqane ka akoma si modele ashtu dhe masa të larmishme. Pa harruar asnjëherë që, me kalimin e ditëve, tregtarët do të nxjerrin në shitje edhe mallra të sezoneve të shkuara.
Për të përfituar nga shitjet me çmime të ulura, pa rrezikuar blerje të gabuara, shoqata e konsumatorëve, Codacons, ka hartuar një lloj udhëzuesi.
1. Ruani gjithmonë kuponin e blerjes: nuk është e vërtetë që malli i blerë më ulje nuk mund të zëvendësohet. Shitësi është i detyruar të zëvendësojë mallin me defekt edhe në rast se deklaron që malli me ulje nuk ndërrohet. E reja më e rëndësishme është se nuk është më e nevojshme që, siç parashikon neni 1495 i Kodit. Civil “t’i bëhen të ditura defektet shitësit brenda tetë ditësh nga zbulimi i tyre”. Dekret ligji 24/2002 ka vendosur që konsumatori duhet t’ia tregojë “shitësit mungesën e konformitetit brenda dy muajve nga data kur ka zbuluar defektin”.
2. Shitjet duhet të vërtetë të fundit të sezonit: mallrat e vëna në shitje me etiketën “Ulje” duhet të jenë ato që kanë mbetur nga sezoni dhe jo mbeturina magazinash. Mos kini besim tek dyqanet që pak përpara uljeve kishin raftet gjysmë bosh dhe si me magji, sapo hapet sezoni i uljeve, mbushen plot e përplot. Nuk ka të ngjarë, bile mund të thuhet se është e pamundur, që në fund të sezonit dyqani të jetë plot me çdo lloj malli, me të gjitha masat dhe ngjyrat.
3. Bridhni. Mos u ndalni kurrë në dyqanin e parë që ofron ulje çmimesh, por krahasojini çmimet me ato të dyqaneve të tjera. Ndonjëherë mjafton ndonjë xhiro më shumë për të evituar një blerje të gabuar apo për të gjetur çmime më të ulëta.
4. Këshilla për blerjet. Mundohuni që përpara se të hyni në dyqan, të jeni të qartë për blerjet që dëshironi të bëni: në këtë mënyrë do të ndikoheni më pak nga shitësi dhe do të evitoni kthimin në shtëpi plot e përplot me gjëra, ndoshta edhe të lira, por që nuk ju duhen e që ndoshta nuk do t’i përdorni kurë.
Një çmim i lartë nuk do të thotë detyrimisht një produkt cilësor. Mos kini besim tek markat tregtare shumë të ngjashme me ato shumë të njohura.
5. Mos kini besim tek zbritjet mbi 50%, shpesh fshehin mallra jo shumë të reja, ose ndërrim të çmimit të plotë. Tregtarët nuk mund të kenë fitime kaq të mëdha mbi mallin dhe nëse shesin me ulje shumë të mëdha, do të thotë se shesin nën koston.
6. Mundësisht shkoni në dyqanet më të besuar ose blini mallra të cilave ua dini çmimin e mëparshëm apo cilësinë; kështu mund të gjykoni lirisht leverdinë e blerjes.
7. Dyqane dhe vitrina. Mos harroni që është e domosdoshme etiketa që tregon çmimin e vjetër, çmimin e ri dhe përqindjen e zbritjes. Çmimi duhet të jetë i ekspozuar “në mënyrë të qartë dhe të lexueshme” (DLG Nr. 114/98). Kontrolloni që mes mallrave me ulje të mos ketë mallra që shiten me çmim të plotë. Mallrat që shiten me ulje duhet të jenë të darë nga ato të “rejat” që shiten me çmim të plotë. Mos kini besim tek dyer-dritaret e mbuluara me postera që nuk ju lejojnë të shihni mallrat.
8.Prova: nuk është e detyrueshme. Kjo varët nga tregtari. Këshilla është që të mos kini besim tek mallrat që vetëm mund t’i shikoni
9. Pagesat. Në dyqanet ku është vendosur etiketa adezive e kartës së kreditit ose bankomatit, tregtari është i detyruar të pranojë këto forma pagese edh për mallrat me ulje çmimi, pa pagesë shtesë
10. Mashtrim. Nëse mendoni se ju kanë mashtruar, drejtohuni tek Codacons, kontaktoni Zyrën Komunale për tregtinë ose policët bashkiakë.