in

Firence. Vrau the dogji 24-vjeçarin Misiraj, burgim i përjetshëm për Shako Malajn

Disa muaj më parë është dënuar me gjykim të përshpejtuar edhe i vëllai Mbarësim Malaj me 30 vjet burg. Në maj 2013, i kanë prerë fytin e më pas i kanë vënë flakën të riut Daniel Misiraj për një borxh droge

Romë, 2 tetor 2014 – Gjykata e krimeve të rënda të Firences ka dënuar me burg të përjetshëm 21-vjeçarin Shako Malaj. Gjykatësit e kanë shpallur fajtor për vrasjen me thikë e më pas djegien e kufomës së Daniel Misirajt, 24 vjeç. Për të njëjtin krim, më 6 prill 2014 është dënuar edhe vëllai më i vogël i Malajt, Mbarësimi 20 vjeç. Ai kish zgjedhur gjykimin e përshpejtuar ndaj nuk i është dhënë burgim i përjetshëm por për 30 vjet.

Ish kazerma ku u gjet trupi i djegur i Daniel Misirajt
Viktima e dy vëllezërve, Daniel Misiraj nga Kurjani i Fierit është gjetur i karbonizuar më 5 qershor 2013. Hetimet e karabinierëve çuan në arrestimin thuajse të menjëhershëm të vëllezërve Malaj. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, ata e kanë vrarë Misirajn në makinë duke i prerë fytin për një borxh droge. Më pas kanë çuar trupin e tij në një kazermë të braktisur ku i kanë vënë edhe flakën.

Futboll. Më 18 nëntor, miqësore Itali-Shqipëri

“Quel graffito è razzista”. La cittadina inglese cancella Bansky