in

Flamuri i zejtarisë shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Artizanatit në Firence

E sponsorizuar nga shoqata e sipërmarrësve shqiptare në Itali, AssoAlbania, nën kujdesin e International Center for Southern Europe u mundësua pjesëmarrja e Shqipërisë me rreth 10 ekspozues për të përfaqësuar zejtarinë shqiptarë në një panair ndërkombëtar si ai i Firences. 

Të ekspozuara, për prezantim dhe shitje, nga data 20 deri me 28 prill në Fortezza da Basso ishin shumëllojshmëria e artikujve, të tilla si tezgjahe të ndryshme, filigranë me argjend, pirografi ne dru, objekte të bakrit, qilima, objekte të përpunuara me dru ulliri, gur për zbukurime, qëndisje dhe të tjera asortimente të qepura nga gratë shqiptare. Nuk mungoi edhe Çaj i malit si shoqërues i ditëve të gjatë për të u mundësua shijimi për të pranishmit.

I pasur me një traditë që akoma sot shprehet në Pazaret ku kanë lënë gjurmët civilizimet historikë të Mesdheut: ilirët, romakët, grekët, bizantinët, venecianët dhe në fund turqët, artizanati shqiptarë në Firence propozoi prodhimeve të përpunuara me dore dhe të bashkuara me shijet e lashta me frymëzim etnik dhe forma klasike, si dhe prodhime te reja të dobishme në jetën e përditshme.

Mundësia joshëse për të  propozuar produkte artizanale në një panair historik që persëritet prej 77 viteve, dhe mes 800 ekspozuesve nga e gjithë bota, me sektorët produktivë të tillë si veshje dhe aksesorë, mobilje dhe pajisje, bizhuteri, argjendari, dhurata, ushqim dhe verë, u kthye në një rast të vyer për pjesëmarrësit shqiptarë për t’u ballafaquar me një publik të gjerë i përbërë prej rreth 140 000 vizitorëve.

“Panairi është një mjet që lejon përballjen me një numër të madh klientësh dhe mundëson kuptimin e tregut evropian përsa i përket mënyrës së paraqitjes dhe ekspozimit të produktit në këtë treg”- dëshmojnë menaxheret e panairit.

“Mbi të gjitha përvoja të tilla bëjnë që të njihet prejardhja e mallit dhe të mundësohet shitja ndërkombëtare sipas interesit të një tregu të ri”- kujton Afërdita Shani, organizuesja e pjesëmarrjes shqiptare. “Ekperienca sjell fitim në radhë të parë në mënyrën e paraqitjes së produkteve që standardizohet sipas kërkesës dhe që bën të mundur rritjen e disponueshmërisë së kontakteve mes prodhuesit dhe klientit”- përfundon ajo.

Ky ishte një shembull tjetër ku organizata jo qeveritare nga diaspora, si AssoAlbania,  vendosin të ndihmojnë promovimin e vendit të tyre duke u bërë ambasadorë, në këtë rast të artizanëve shqiptarë, për të luftuar sado pak dyshimin e tregut europian se Shqipëria nuk ka një bagazh të mjaftueshëm të përpunimit të lëndës së parë nga zejtarët e saj.

Pjesëmarrja pati një vlerë të paçmueshme sidomos për vendosjen edhe të flamurit shqiptar mes dhjetëra flamujve të kombeve të tjera të pranishme në panair. Entuziazmi i të pranishmëve shqiptarë punëtor dhe vizitor që çdo vit vizitojnë panairin dhe kombet që marrin pjesë ishte diçka mallëngjyese për thjesht kenaqësinë të shofin vendin e origjines që identifikohen edhe me vlerën e çmueshmërinë e vendit të tyre.

Pjesëmarrësit:
ALCAJ
ALBASTONE Ltd
BILANI ARTIZANALE
ZAHOTEX –
Zadrima homemade Textile
FONDACION ROZAFA – LEGNO E LAVORAZIONE dell’Ulivo
ERMAL ZAGANI FILIGRANA DI ARGENTO
Lumturi Baja – S
exhadet, qilimat dhe punime me grep, shtiza dhe rruaza
Samuel Polidori – Tekstile della Comunità San GIOVANNI XXIII
Kristina Ndocaj – Shoqata e grave artizane dhe sipermarrese
AIDA – Albanian Investment Development Agency
QARKU SHKODER
ASSOALBANIA
ICSE & Co.
Nën kujdesin e Afërdite Shanit, e promovuar nga AssoAlbania
Me ndihmën e Elisabetta Meconcelli, Egrisilda Merkaj, Brisida Turmetaj

Anija di Roland Sejko finalista per il Nastro d’Argento

Vdes Giulio Andreotti, ndër figurat politike më të rëndësishme të Italisë Republikane