in

Flukset 2010: Gjatë shkurtit mbi 411 mijë kërkesa

Janë 411.117 kërkesat për autorizime punësimi që i kanë arritur ministrisë së Brendshme gjatë muajit shkurt për 98.080 kuotat e vëna në dispozicion nga ministria e Brendshme. 11.280 kërkesa të paraqitura për punësim të shqiptarëve. Tabela përmbledhëse e ministrisë së Brendshme

Romë, 1 mars 2011 – Ashtu si për dekretet e tjera të flukseve, kërkesat kapërcejnë me  disa herë numrin e kuotave të vëna në dispozicion nga qeveria: Ministria e Brendshme njofton se deri në orën 10.00 të datës 28 shkurt janë paraqitur 411.117 kërkesa. Praktikisht mbi katër kërkesa për çdo kuotë.

337.814 janë kërkesat e paraqitura për kombësitë me kuota të rezervuara nga 31 janari. Nga këto 238.722 për punë shtëpiake dhe 99.092 për punë të varur.

65.375 janë kërkesat e paraqitura nga 2 shkurti për bashkëpunëtorët shtëpiakë: 57.399 për ndihmës në punët e shtëpisë dhe 7.976 për kujdestarë për familjarë të pamundur.
Së fundi, më datën 3 shkurt (click-day i tretë) janë paraqitur 7.928 kërkesa për konvertime lejesh qëndrimi, për punonjës të formuar në vendlindje dhe për punonjës me origjinë italiane.

Nga 31 janari deri më datë 28 shkurt, kërkesat e paraqitura për shqiptarët janë 11.280. Më shumë se dyfishi i kuotave të rezervuara për ta nga qeveria. Praktikisht çdo pesë kërkesa për shqiptarët vetëm dy do të përfundojnë me ardhjen (apo legalizimin) e një punonjësi. Kjo do të thotë që paraqitja e kërkesave të reja tashmë është e pakuptimtë, pasi nuk ka asnjë gjasë që të mund të fitohet një kuotë.

4.500 kuotat për shqiptarët – të ndara ndër krahina e provinca në dy momente të ndryshme: një pjesë më 1 shkurt e pjesa tjetër më 22 shkurt (nuk janë shpërndarë rreth 200 kuota që janë vënë mënjanë si rezervë kombëtare) – kanë shkuar kryesisht në Puglia (783), Piemonte (617), në Lombardi (558), Toskanë (468), Lazio (441), Marche (286) e kështu me radhë. Vetëm 38 në Friuli Venezia Giulia, 6 në Aosta, 5 në Trento.

Kërkesat më të shumta janë paraqitur për punonjës nga Maroku (52.462), nga Bangladeshi (51.853) dhe India (42.109). Përsa u përket provincave italiane ku janë paraqitur më shumë kërkesa, ato janë Mlano, Romë e Napoli.

ke.bi.

Tabela Përmbledhëse e ministrisë së Brendshme

Shpërndarja paraprake e një pjese të kuotave të rezervuara të flukseve 2010 në territor

Shpërndarja e kuotave të rezervuara të dekretit të flukseve 2010 sipas krahinave dhe provincave

Elsa Lila: “Unë dhe Evita”

Saviano: “Shqiptarë, ruajuni Italisë”