in

Flukset 2010: Procedura

Hyrja për punë

Procedura e thirrjes së drejtpërdrejtë për punë të varur

Punëdhënësi duhet të paraqesë kërkesën pranë Sportelit Unik për Emigracionin në Prefekturën ku banon ose në rast Ndërmarrjeje ose Shoqërie, atje ku e ka selinë ose ku do të zhvillohet aktiviteti i punës.

Kërkesa është telematike, por duhen pritur instruksionet e Minitrisë së Punës.

Duhet të bëhet fjalë për dërgimin e një modulari, që mbushet on-line, i cili përmban propozimin e kontratës së qëndrimit ku do të jepen të dhënat që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës që dëshërohet të krijohet (të ardhurat, pagesa, Kontrata Kolektive që do të aplikohetm sistemi i banimit e kështu me radhë).

Pas marrjes së kërkesës, Sporteli Unik do t’ia dërgojë kërkesën Kuesturës për verifikimin e dëbimeve ose dënimeve të mundshme të punonjësit. Në rast aprovimi, vetë zyra e përcjell kërkesën pranë Drejtorisë Provinciale të Punës për të verifikuar nëse ka ende kuota në dispozicion, të aftësisë ekonomike të punëdhënësit dhe të respektimit të kushteve minimale të punës. Më pas mund të kërkohen dokumente plotësuese. Nëse verifikimet përfundojnë pozitivisht, punëdhënësi thirret për nënshkrimin e kontratës së së qëndrimit dhe për lëshimin e autorizimit (nulla-osta) për punë, i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Punëdhënësi duhet t’ia dërgojë këtë nulla osta punonjësit të huaj. Ky i fundit, me këtë dokument origjinal dhe me pasaportën të vlefshme, duhet të shkojë në Konsullatën italiane për të kërkuar vizën e hyrjes për punë në Itali.

Vetëm pasi të ketë marrë vizën, shtetasi jokomunitar mund të vijë në Itali. Brenda 8 ditëve nga hyrja në territorin italian, ai duhet të paraqitet në Sportelin Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit. Më pas mund t’i bëjë Kuesturës kërkesë për lejeqëndrim punë duke përdorur kompletin postar të formularëve.

Procedura për konvertimin e lejeqëndrimit

Personat që kanë një lejeqëndrim për studime, për formim profesional/stazh dhe ata që kanë leje qëndrimi CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Europian, mund të kërkojnë konvertimin e lejes së tyre në lejeqëndrim për punë të varur. Edhe ata që kanë leje për punë sezonale mund të kërkojnë konvertimin, por vetëm duke filluar nga cikli i dytë i punës sezonale, pra nga lejeqëndrimi i dytë për punë sezonale.

Për të kërkuar konvertimin para së gjithash duhet që lejeqëndimi i personit të jetë i vlefshëm, pra të mos ketë skaduar. Duhet bërë dhe kërkesa për ekzistencën e kuotës përkatëse. Kërkesa paraqitet duke dërguar në rrugë telematike modularët e posaçëm, por duhen pritur sqarimet që do të japë për këtë Ministria e Brendshme.

Në kërkesë do të jepen të dhënat e lejeqëndrimit, të dhënat e kërkuesit, të punëdhënësit që ka propozuar punësimin dhe kontrata që do të aplikohet.

Pasi të dërgohet kërkesa, Drejtoria Provinciale e Punës, do të verifikojë ekzistencën e kuotës përkatëse. Në rast rezultati pozitiv, i huaji do të thirret pranë Sportelit Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit dhe më pas, nëpërmjet zyrës postare, do të dërgojë kërkesën për lejeqëndrim.

E rëndësishme: Studentët jokomunitarë që kanë lejeqëndrim për studim e që janë diplomuar në Itali, qoftë në kursin e shkurtër universitar ashtu dhe ata që kanë mbaruar ciklin e mëtejshëm të specializimit, nuk kanë nevojë të hyjnë në kuotat e flukseve dhe nuk dihet pra të paraqesin kërkesë për ekzistencën e kuotës. Për të konvertuar lejeqëndrimin për studim në lejeqëndrim për punë të varur, ata duhet të përpilojnë një modular tjetër, duke specifikuar të njëjtat të dhëna.

Dekreti parashikon shprehimisht qe vetëm shtetasit jokomunitarë që kanë një lejeqëndrim afatgjatë CE të lëshuar nga një shtet tjetër i Bashkimi Europian, mund të konvertojnë lejen e tyre edhe për punë të pavarur.

Av. Mascia Salvatore

Kthehu në Specialen mbi flukset 2010

U përtërihet kontrata 650 punonjësve të përkohshëm të imigracionit

Speciale: Dekreti i flukseve 2010