in

Flukset 2018. Nis përgatitja e kërkesave për 18 mijë punonjësit sezonalë

Nga sot përpilimi i kërkesave në portalin e ministrisë së Brendshme, nisjet e kërkesave nga 31 janari. Ja kush mund të paraqesë kërkesën e kush mund të vijë në Itali

Romë, 24 janar 2018 – Ndërmarrjet bujqësore, restorantet, hotelet. Janë sipërmarrësit e këtyre ndërmarrjeve ata që mund të përfitojnë nga 18 mijë kuotat për të sjellë në Itali punonjës sezonalë jokomunitarë me dekretin e flukseve 2018.

Nga sot, këto ndërmarrje mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, personalisht apo me ndihmën e një shoqatë të kategorisë. Duhet të përpilojnë formularin C“Kërkesë autorizimi për punë të varur sezonale” dhe ta ruajnë. Për të nisur kërkesat duhet pritur e mërkura e ardhshme, 31 janar.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet,  Gambia,  Gana,  Japonia,  India, Mali,  Maroku,  Mauricius,  Moldova,  Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.

Për më tepër, 2.000 kuota nga 18 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një  dekret fluksesh.

Shqiptariiitalise.com
Lexo edhe:
Mbërrin dekreti i flukseve 2018. Autorizon 30.850 ardhje dhe konvertime
Flukset 2018. Përgatiten kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2018, teksti në Gazetën Zyrtare
23 janar 2018. Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet
 
 

 

Flukset 2018. Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet

Mbi 200 mijë shqiptarë kanë pasaportë italiane