in

Flukset. Maroni: “Mjaft me kufizime numerike, të hyjë kush ka një kontratë pune”

Ministri i Brendshëm: “Ende nuk e kemi arritur, por do t’ia dalim”. “Ndërmarrjet dhe shoqatat të përzgjedhin jashtë Italisë”

Romë, 6 qershor 2011 – Të shkohet përtej kuotave të flukseve. “Të hiqen kufijtë numerikë” për imigrantët që duan të hyjnë në Itali dhe që kanë një kontratë pune.
Është ajo çka shpreson ministri i Brendshëm Roberto Maroni, që të premten e shkuar ka folur në Festivalin e ekonomisë në Trento. “Ende nuk kemi arritur deri aty, por do t’ia alim” ka shpjeguar Maroni, duke nenvizuar që të lidhësh hyrjen me kontratën e punës “është një parim absolutisht i drejtë dhe themelor për të disiplinuar hyrjet”.

Edhe Plani për Integrimin parashikon një kapërcim progresiv të sistemit të kuotave. Veçanërisht përmes formimit dhe përzgjedhjes punonjësve të huaj në vendlindje, kanal ky akoma pak i zhvilluar. Ministri i Brendshëm ka këshilluar ndërmarrjet dhe shoqatat e sipërmarrësve të përdorin më shumë këtë mundësi, të parashikuar nga Teksti unik për imigracionin.

“Në Europë – shtoi Maroni – mungon një model i vetëm qoftë për disiplinimin e hyrjeve të rregullta, qoftë për kundërshtimin e imigracionit të parregullt. Modeli italian është ai që duhet të aplikohet edhe nga i gjithë Bashkimi europian, sepse për shkak të autonomisë së fortë të 27 vendeve anëtare mbi temën e imigracionit, Komisioni BE është i pafuqishëm të marrë vendime me peshë”.

Shtetësia italiane: saktësime mbi të ardhurat

Skandali i futbollit. Edhe një shqiptar mes të akuzuarve