in

Flukset: Të gjitha kërkesat e konvertimeve do të plotësohen

Me përjashtim të Bolzanos.  Ministria e Punës ka bërë shpërndarjen e kuotave të konvertimeve sipas numrit të kërkesave të arritura në çdo provincë

Romë, 10 shkurt 2011 – Ministria e Punës me një qarkore drejtuar të gjitha Drejtorive Krahinore të punës, tregon shpërndarjen e kuotave të konvertimeve të parashikuara nga dekreti i flukseve 2010.

Praktikisht ministria i ka dhënë çdo krahine aq kuota sa ç’kanë qenë edhe kërkesat e konvertimeve të paraqitura në to. Me përjashtim të Bolzanos e cila ishte shprehur se nuk i donte këto kuota, edhe pse kërkesat për konvertime nuk kanë munguar në Provincën autonome.

Kërkesat e paraqitura për konvertime lejeqëndrimesh për punë sezonale në në lejeqëndrime për punë të varur kanë qenë 3.215 ndërsa kuotat e shpërndara nga qeveria kanë qenë 3.194. Në këtë rast nuk i është dhënë asnjë kuota Bolzanos, edhe pse kërkesat e paraqitura në të kanë qenë 21.

Kërkesat e paraqitura për konvertime lejeqëndrimesh CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Europian, në lejeqëndrime për punë të varur kanë qenë 135, dhe po aq janë edhe kuotat që qeveria ka ndarë nëpër krahina për to.

Ndërsa kërkesat e paraqitura për konvertime lejeqëndrimesh CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Europian, në lejeqëndrime për punë të pavarur kanë qenë vetëm 16, dhe po aq janë edhe kuotat që qeveria ka ndarë nëpër krahina për to.
Gjithashtu mund të konvertohen në leje për punë të varur edhe leje qëndrimi për studim apo për përgatitje profesionale/stazhe: janë paraqitur 2.401 kërkesa, dhe janë shpërndarë 2.388 kuota, duke përjashtuar sërish 13 kërkesat e paraqitura në Bolzano.

Dekreti i flukseve parashikonte mundësinë e konvertimit të 11.500 lejeqëndrimesh në po aq leje për punë, të ndara si në vijim:

Mund të konvertohen në leje për punë të varur:
3.000 lejeqëndrime për studim;
3.000 lejeqëndrime  për përgatitje profesionale/stazhe;
4.000 lejeqëndrime për punë sezonale;
1.000 lejeqëndrime CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Europian.
Mund të konvertohen në leje për punë të pavarur:
500 lejeqëndrime CE afatgjata që i janë lëshuar shtetasve jokomunitarë nga shtete të tjera të Bashkimit Europian.

Kështu, nëse për ardhjet nga jashtë kuotat e fluksit kanë përfunduar brenda pak minutave, për konvertimet ka ende kuota të lira. Me kusht që të huajt që kërkojnë konvertimet të mos jenë në Bolzano, ku duket se po fiton linja e enteve lokale që edhe pse kanë kërkesa për konvertime nuk duan që qeveria t’u japë këto kuota.  (ke.bi.)

Shkarko tabelën e shpërndarjes së kuotave për konvertimet ndër provincat e krahinat italiane

Ndalohet gardisti i dytë për vrasjet e 21 janarit

Flukset. Ministri Maroni: “Do të përfundojmë shpejt shqyrtimin e kërkesave”