in

FMN: “Shqipëria të ulë borxhin publik, të rrisë taksat”

FMN: “6 vende të Rajonit, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, po ndiejnë dukshëm efektet e krizës globale, sidomos në financimin e borxheve”

Tiranë, 22 dhjetor 2011 – Fondi Monetar Ndërkombëtar zbardh në një dokument me efektet e krizës në Europën Juglindore, në të cilin analizon edhe rastin e Shqipërisë.

Në një dokument të hartuar nga tre ekspertë italianë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Emidio Cocozza, Andrea Colabella, dhe Francesco Spadafora, hidhet dritë mbi efektet e krizës financiare në vendet e Europës Juglindore, ku theksohet se 6 vende të Rajonit, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, po ndiejnë dukshëm efektet e krizës globale, sidomos në financimin e borxheve. Raporti thekson se “gjashtë vendet e sipërpërmendura do të shënojnë ulje mëtejshme të eksporteve”, ndërkohë që shton se, “presioni për të mbajtur në nivelin e kërkuar borxhin publik do të frenojë edhe më shumë ritmet e rritjes ekonomike”.

Në raport thuhet se politikat fiskale në Shqipëri duhet të ishin më të kujdesshme, se ajo ka hasur kohët e fundit pamundësi për të financuar borxhin e jashtëm, deficitin buxhetor dhe atë tregtar, tregues ky i pasojave të krizës financiare globale. Për FMN, efektet e krizës vërehen në rënien e nivelit te eksporteve dhe rritjen e borxhit të jashtëm duke iu afruar kufirit zyrtar 60% të PBB. Si rekomandim për Shqipërinë, FMN parashtron që brenda 2013 të reduktojë borxhin në 50% te prodhimit të brendshëm bruto.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e cilëson në përgjithësi Shqipërinë si një vend të besueshëm për investitorët e huaj, por thekson se në vitin 2007, Shqipëria regjistroi nivele shumë të larta të deficitit tregtar dhe të borxhit publik.

Raporti i FMN-së thotë se shumë shpejt edhe Shqipëria e Kroacia mund të ndjekin shembullin e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, duke marrë masa drastike për shkurtimin e shpenzimeve dhe shtim të taksave.

Luhatjet e kursit të këmbimit nuk ishin të forta dhe brenda kuadrit ligjor të inflacionit, citon Raporti. Bankat vijuan kreditimin e ekonomisë.

 

 

Prej 20 vjetësh në Itali, çdo Vit të Ri e kalon në vendlindje

Ndahet nga jeta sopranoja Nina Mula