in

Fondi i Ekselencës. Berisha: “Të përfshihen edhe studentë nga diaspora”

Fondi i Ekselencës financohet nga Buxheti i Shtetit, si edhe nga donacione, për mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve shqiptarë, të shkëlqyer. Sot, kryeministri Berisha u dorëzoi diplomën e bursës 67 fituesve për vitin akademik 2011-2012

Tiranë, 4 janar 2012 – Kryeministri Berisha, gjatë ceremonisë së dhënies së diplomave për studentët e fondit të Ekselencës, kërkoi sot që të bëhen përpjekje maksimale për të rritur numrin e përfituesve nga ky fond. Gjithashtu Kryeministri kërkoi që në këtë fond të përfshihen të gjithë studentët që aplikojnë dhe fitojnë në 15 universitetet më të mira të planetit, pavarësisht numrit të tyre.

“Duhet ta shndërrojmë fondin e Ekselencës dhe “Brain Gain” në 2 mekanizma të fuqishme të konsolidimit të kombit shqiptar. Duhet të bëjmë gjithçka që nga ky fond të përfitojnë edhe shqiptarët nga Kosova, nga Maqedonia, nga Diaspora, të përfitojnë shqiptarët kudo që ndodhen”, theksoi Kryeministri Berisha gjatë dhënies së diplomave për studentët e fondit të Ekselencës.

Pasi shprehu urimet më të përzemërta për pedagogët, stafet akademike dhe studentët e vendit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm, Kryeministri tha se “Qeveria e hap këtë vit me këtë ceremoni, e cila ka si simbol forcën e mendimit, forcën e dijes, forcën e ideve, garën e të gjitha garave, garën e dijes, ekselencës, të elitës”.

“Ne sot këtu kemi 67 kandidatë që kanë përfituar nga fondi i Ekselencës dhe në total, brenda vitit 2013 përfituesit e këtij fondi do të kapin shifrën 300. Ky është një hap i mirë përpara, por ju bëj thirrje të gjejmë të gjitha rrugët dhe mekanizmat për ta shumëfishuar këtë kontingjent”, tha Berisha.
Kryeministri garantoi se përsa kohë të jetë në fuqi qeveri e tij, ky fond do të jetë i pakufizuar. “Ne do të mbështesim çdo vajzë dhe djalë që aplikon në 15 universitetet e para të botës pavarësisht nga numri i atyre që fitojnë”, u shpreh Berisha.
Fondi i Ekselencës financohet nga Buxheti i Shtetit, si edhe nga donacione, për mbështetje financiare të studentëve dhe shkencëtarëve shqiptarë, të shkëlqyer dhe përdoret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për bursa të posaçme për studentë qe bëjnë studimet e doktoratës jashtë Shqipërisë. Por edhe për bursa të posaçme për studentë që ndjekin studime Bachelor ose Master në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës si dhe ata që janë pranuar e kanë përfituar bursë të pjesshme në shkencat inxhinierike, në teknologji, informatikë,  matematikë, fizikë dhe bioteknologji në universitetet e njohura perëndimore. Ky fond gjithashtu akordohet edhe për bursa të posaçme për shkencëtarë të rinj që mbrojnë studimet e postdoktoratës jashtë Shqipërisë, si edhe për çmime apo shpërblime për studentë fitues në konkurse dhe olimpiada ndërkombëtare, për mbështetje për botime shkencore, me nivel të lartë shkencor.

Nga ky fond përfitojnë studentët që ndjekin studimet e doktoratës jashtë Shqipërisë pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve gjatë të cilave kanë arritur notë mesatare mbi 9 për shkencat natyrore inxhinierike e të jetës dhe mbi 9,5 për shkencat ekonomike e shoqërore apo me mesatare mbi 8 për shkencat natyrore inxhinierike e të jetës dhe mbi 8,5 për shkencat ekonomike e shoqërore nëse studimet i kanë kryer jashtë shtetit. Kur janë pranuar në një universitet të huaj për studimet e doktoratës apo të postdoktoratës kanë përgatitur një projekt për kërkim gjatë studimeve të doktoratës apo postdoktoratës jashtë shtetit. Po kështu kur pranojnë të punojnë së paku 3 tre vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të doktoratës apo postdoktoratës jashtë shtetit. Ata nuk duhet të jenë njëkohësisht përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk duhet të kenë të ardhura personale mbi një kufi të caktuar.

Signori tecnici, un po’ di coraggio sulla riforma della cittadinanza!

Ratifikohet marrëveshja e huas për financimin e rrugës Tiranë Elbasan