in

Francë Gjendet i vdekur poeti Ali Podrimja


Kush ishte Ali Podrimja

 Ali Podrimja lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1966 filloi punë në gazetën e përditshme “Rilindja”, në rubrikën e kulturës.      

Më 1976 kaloi në edicionin e Botimeve “Rilindja”, ku udhëhoqi bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i PEN-it shqiptar.      

Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt. 

Me shkrimet filloi të merret që gjimnazist. Poezinë e parë ‘Arabja’ e botoi në revistën “Jeta e re” nr. 4, 1957. Po kjo revistë në vitin 1961 botoi dhe librin e tij të parë “Thirrje”, i cili me përkthim të poetit Esat Mekuli u botua edhe në gjuhën serbokroate (1968). Përmbledhja “Thirrje” në vitin 1971 u bë karton në Tiranë për shkak të disa poezive hermetike. Ekzemplari i shpëtuar nga një poet tiranas, udhëtoi deri te autori hiç më pak se 20 vjet.      

Veç poezive, Podrimja shkruante ese e tregime. Bashkëpunonte me të gjitha revistat e fletushkat në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë atdheut. Ishte fitues i shpërblimeve të ndryshme letrare. Në vitin 1999, në Shtutgart të Gjermanisë, u nderua me shpërblimin e mirënjohur letrar Nikolas Linau. Librat e tij janë botuar, ribotuar dhe përkthyer në disa gjuhë.

Ali Podrimja jetonte në Prishtinë, e ka qenë i pranishëm në shumë manifestime ndërkombëtare.

Çdo fundjavë, 5 tragete shtesë për linjën Bari-Durrës

Politika kosovare e shqiptare ngushëllimet më të thella për humbjen e poetit Ali Podrimja