in

Futboll. Shqipëria fiton 2-0 miqësoren me Armeninë (video e golave)

Shënojnë Valdet Rama në pjesën e parë dhe Ergys Kaçe në pjesën e dytë

Romë, 14 gusht 2013 – Kombëtarja shqiptare ka fituar sonte ndeshjen miqësore me Armeninë me rezultatin 2-0 duke dhënë një provë pozitive për dy ndeshjet eliminatore për botërorin e Brazilit që do të luhen në shtator ndaj ekipit të Sllovenisë dhe atij të Islandës.

Kuqezinjtë, me shumë elementë të rinj mes tyre, treguan nivel shumë mirë në stadiumin kombëtar Qemal Stafa. Mesfushori i talentuar Rama që luan me ekipin e Valadolidit u paraqit në gjendje shumë të mirë në pjesën e parë duke shënuar një gol shumë të bukur në minutën e 21-të të ndeshjes. Ky ishte goli i dytë për Ramën pas atij të shënuar me ekipin e Norvegjisë më 7 qershor. Ndërsa në pjesën e dytë, De Biasi vendosi të nxjerrë nga loja Bashën për Kaçen, të cilit i mjaftoi vetëm një minutë në fushë për të shënuar gol.

Vlen të theksohet se portieri Berisha që ka qenë vendimtar në shumë ndërhyrje, ndërsa për Abrashin dhe Gashin ka qenë një debutim pozitiv me ngjyrat kuqezi.

Në përfundim të ndeshjes trajneri i Shqipërisë, De Biasi është shprehur i kënaqur qoftë për rezultatin, qoftë për paraqitjen e futbollistëve të rinj.

Berat. Rrëzohet një helikopter, plagoset piloti italian

Roma, la mia nuova città