in

Gaia Sokoli në Zecchino d’Oro

Pianistja Gaia Sokoli do të jetë sot një pjesëmarrëse speciale e festivalit për fëmijë Zecchino d’Oro, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Bolonja në Rai 1 në orën 17.00

Romë, 18 nëntor 2010 – Pianistja e vogël  Gaia Sokoli do të jetë  e pranishme në “Zecchino d’Oro”, festivalin më të famshëm italian për fëmijë, që këtë vit ka arritur në edicionin e tij të 53-të. Festivali  zhvillohet të enjten më 18 nëntor në Bolonjë, nis në orën 17.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RAIUNO dhe Eurovizion.

gaia sokoliNatyrisht Gaia nuk do të këndojë, por do të shoqërojë në piano njërën nga skuadrat në garë. Ajo studion këtë instrument prej rreth katër vjetësh gjatë të cilëve ka koleksionuar një seri çmimesh të para në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka marrë pjesë.

Gaia ka nisur të marrë leksione në vitin 2006 nga profesoresha e njohur në ambientin e mësimdhënies Claudia Boz pranë Akademisë për Piano “Giovani Talenti” të Alzate Brianza-s që ndjek edhe sot e kësaj dite dy herë në javë, por studion  çdo ditë edhe në shtëpi, të paktën nga dy orë.

Nga viti 2009 Gaia ndjek me korrespondencë edhe Konservatorin e Mantovës për t’u diplomuar në piano: ka marrë provimet e dhëna deri tani me notat më të larta. I duhet të japë edhe katër provime për të arritur tek diploma për piano, një pikërritje goxha e rëndësishme për një vajzë të moshës së saj.

Lexo edhe: Gaia që fiton vetëm çmime të para

Çmim ndёrkombëtar për poetin Çezarin Toma

Të zbulosh Shqipërinë në Trieste falë ASAT-it