in

Gioia Tauro. Bllokohen 78 tonë fishekzjarre kineze me destinacion Shqipërinë

Sasia e materialit piroteknik me prejardhje nga Kina transportohej me dokumentacion shoqërues të rremë

Romë, 20 dhjetor 2013 – Policia financiare dhe ajo doganore e portit të Gioia Tauros kanë sekuestruar 78 tonë fishekzjarre në tre konteinerë që vinin nga Kina e që formalisht kishin si destinacion final Shqipërinë.

Sipas dokumentacionit doganor të mallit konteinerët duhet të kishin lodra fëmijësh, por gjatë inspektimit fagjentët e financës dhe të doganave u gjendën përballë një arsenali të mirëfilltë. U numëruan 3.000 pako me fishekzjarre për një peshë të përgjithshme prej 78 tonësh që u sekuestruan pasi fishekzjarret kanë nevojë për autorizime speciale sepse klasifikohen si lëndë plasëse, autorizime që në këtë rast mugonin.

Sipas Guardia di Finanza, vlera e këtyre fishekzjarreve është më e madhe se një milion euro. Për të pasur një ide mbi sasinë, financierët shpjegojnë se të ndezur njëri pas tjetrit, shpërthimi i tyre do të zgjaste dhjetë ditë.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Jam bërë italiane kam sjellë këtu time më. Unë iki, po ajo a mund të rrijë?

Flukset. Shpërndahen mes provincave kuotat e konvertimeve