in

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e qeverisë për kodin IMEI

Vendimi i marrë më 4 qershor nga qeveria, u kundërshtua me forcë nga opozita që e konsideroi marrjen e kodit IMEI, si “fundin e privatësisë për qytetarët” dhe i kërkoi Kushtetueses deklarimin e vendimit si të papajtueshëm me kushtetutën

Tiranë, 17 shtator 2014 – Gjykata Kushtetuese vendosi sot të urdhërojë pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”, deri sa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës që konsideruan marrjen e kodit IMEI si “fundin e privatësisë për qytetarët” dhe  kërkuan deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

Gjithashtu, deputetët kërkuan pezullimin e vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

Vendimi i qeverisë për IMEI u mor më 4 qershor të këtij viti.

 

Padova. Gjashtëdhjetegjashtë fëmijë në kopsht, vetëm një italian

Tirana në pritje të Papës. Bulevardi, memorial për martirët e klerit