in

Greqi. Agimi i Artë në krye të mësymjes kundër imigrantëve

Protestë në portin e Patrës. Manifestuesit përpiqen të hyjnë në një godinë ku flenë klandestinët. Përleshje me policinë dhe arrestime

Romë, 23 maj 202 – Pesë persona janë arrestuar dhe mbi 20 të tjerë janë ndaluar nga policia gjatë përleshjeve të ashpra që kanë ndodhur sot në mëngjes në Patra, port i Greqisë perëndimore, ku rreth 350 rezidentë janë përpjekur të hyjnë me dhunë në një fabrikë të braktisur që përdorin si vendstrehim dhjetëra imigrantë klandestinë.

Në krye të protestës disa anëtarë të partisë ekstremiste të djathtë Agimi i Artë, që për herë të parë ka hyrë në Parlament me zgjedhjet e fundit. Sipas mediave greke, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t’i bërë ballë turmës që i është përgjigjur me molotov dhe shishe të thyera. Të paktën tetë policë kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve, ndërsa disa makinave u është vënë flaka.

Atmosfera në zonë ishte rënduar pasi fundjavën e shkuar policia kishte arrestuar një afgan me akuzën e vrasjes së një 30-vjeçari vendas. Viktima ishte gjetur u therur pranë shtëpisë së tij. Disa dëshmitarë kishin rrëfyer se e kishin parë tek zihej me fjalë me tre afganë.

Aksidenti i Himarës. Përmirësohet gjendja shëndetësore e të plagosurave

Qeveria vendos pezullimin e licencës së shkollës së Lartë Kristal