in

Hapet në Romë Oda ekonomike italo-kosovare

Ambasadori Prenkaj: “Oda ekonomike Italo–Kosovare duhet të shndërrohet në  një pikëtakimi për të gjithë  investitorët  potencialë dhe afaristët  që operojnë ose do të operojnë në dy vendet tona”

Më 16 nëntor 2011 u themelua në ambientet  e Ambasadës së Republikës se Kosovës  në Romë  Oda  Ekonomike Italo–Kosovare, që do të ketë për mision stimulimin e bashkëpunimit të bizneseve midis dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

Ishin të pranishëm biznesmenë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Itali dhe biznesmenë të ardhur nga Kosova enkas për themelimin e kësaj ode. Në ceremoninë e hapjes, përveç  Ambasadorit të Kosovës në Romë, Albert Prenkaj, dhe stafit diplomatik të Ambasadës, ishte i pranishëm edhe Drejtori për çështje ekonomike dhe strategji në kuadër të MPJ-së së Republikës së Kosovës Agron Maloku.

Iniciativa, e ideuar fillimisht me rastin e konferencës për mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja, e cila u mbajt në  muajin prill të këtij viti (“Të investohet në Kosovë”) në Bari, u realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë mes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë dhe Vito Gritani, Drejtor përgjegjës dhe botues i revistës “Il Diplomatico”.

Punimet e Kuvendit iniciues i hapi vetë Ambasadori Prengaj që në fjalën e tij, pasi përgëzoi organizatorët  për iniciativën shumë të qëlluar të themelimit të Dhomës së Tregtisë  Italo-Kosovare, foli ndër të tjera për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Italisë dhe Kosovës, avantazhet që sjell ky bashkëpunim reciprok, kushtet dhe rrethanat aktuale që favorizojnë nje klimë të mirë shkëmbimesh tregtare ndërmjet dy shteteve mike. Oda ekonomike Italo–Kosovare “duhet të shndërrohet në  një pikëtakimi për të gjithë  investitorët  potencialë dhe afaristët që operojnë ose do të operojnë në dy vendet tona” theksoi Ambasadori Prenkaj në mbyllje të fjalës së tij.

Në  seksionet e punës së Kuvendit themeltar  u miratua unanimisht statuti i kësaj Ode dhe u zgjodhën organet drejtuese: Këshilli Drejtues, Presidenti, Zëvendës Presidenti dhe Sekretari Gjeni përgjithshëm. Selia e Odës Ekonomike u vendos të jetë në Romë.

President i Odës Ekonomike Italo-Kosovare u zgjodh Hamdi Muhameti, afarist që ushtron veprimtarinë shumëvjeçare në Romë. Zëvendës President Naim Gacaferri – afarist i njohur që ushtron veprimtarinë e tij të biznesit në Kosovë, ndërsa Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Pasquale Pepe, afarist nga Krahina e Puglias.

Napolitano: “Çmenduri t’u mohosh shtetësinë bijve të imigrantëve”

Atmosferë hareje e feste