in

I dënuar për përdhunimin e një të miture, arrestohet në Milano 29-vjeçari Përpepaj

Mëngjesin e të hënës është arrestuar i kërkuari Guxim Përpepaj, i dënuar nga gjykata e Crotones me dhjetë vjet e gjashtë muaj burg për përdhunimin bashkë me të tjerë të një të miture në rrethana rënduese për shkak të përdorimit të armëve

Romë, 12 nëntor 2013 – Mëngjesin e të hënës agjentë të policisë së Milanos, nën drejtimin e koordinimin e policisë së Crotones kanë arrestuar Guxim Përpepaj 29 vjeçar i lindur në Trropojë e rezident në Crotone. Urdhër arresti për të ishte lëshuar nga prokuroria pranë gjykatës së Crotones pas përfundimit të gjyqit që e njohu Përpepajn fajtor dhe e dënoi me 10 vjet e 6 muaj burg për primi e dhunës seksuale në grup ndaj një të miture në rrethanat rënduese për shkak të përdorimit të armëve.

Arrestimi i Guxim Përpepajt është arritur falë hetimeve që nisën pas arrestimit pak javë më parë të një tjetër shqiptari të përfshirë në të njëjtin fakt kronike, kushëririn 30-vjeçar Flamur Përpepaj, i dënuar me 9 vjet e 6 muaj  burg.

Guxim Përpepaj është çuar në burgun San Vittore të Milanos në dispozicion të Autoriteteve gjyqësore.

Sardenjë. Arrestohet me 2 kg heroinë 41-vjeçari Gogoli

“Il problema” del PD non è la militanza di origine straniera